'PS inciatore e reformës në drejtësi', Gjiknuri në Kuvend: Berisha, fatkeqësi për të gjithë shqiptarët

16 Mars 2023, 17:09| Përditesimi: 16 Mars 2023, 19:18

  • Share

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi nga salla e Kuvendit se Sali Berisha po mban peng të ardhmen e vendit . Numri dy i socialistëve nënvizoi se në ditën e vizitës së shefit të diplomacisë europiane, politika duhet të jepte mesazhe progresi. 

“Sot kemi në një vizitë shefin e diplomacisë europiane ku jep mesazhe progresi, mesazhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë, gjë që normalisht duhet të reflektohej në Kuvend nga të gjitha palët politike. Po kemi dhe këtë vulëhumburin, gjithmonë sa herë i humb vula i ngrihet më shumë zëri, që fatkeqësisht i kthehen fantazmat e vdekjes. Si duket ajo dilema ‘makbethiane’ për ato krime që ka kryer ndër vite, qoftë në Gërdec apo vrasjet e 21 janarit. Pikërisht kjo fantazëm vdekje që ringjallet shpesh herë në Shqipëri e mban peng këtë vend. Kjo është fatkeqësi për të gjithë shqiptarët jo vetëm për debatin politik”, dekklaroi ai.

Gjiknuri deklaroi se ka ardhur koha  që të largohen nga politika ata që kanë 30 vite që i vërtiten vendit. Ai shprehu bindjen se në zgjedhjet e 14 majit, shqiptarët do të dinë se kush janë ata që I duan të mirën vendit dhe cilët ata që e pengojnë.

“Ç’është kjo dëshirë e zjarrtë për të kthyer vazhdimisht tension për ta paraqitur vendin si vendin e zi të Europës pikërisht nga ata njerëz që kanë përgjegjësi direkt për shumë e shumë vite për mënyrën sesi e kanë qeverisur këtë vend e që vijnë përsëri me të njëjtat metoda që u burojnë nga e kaluara e tyre. Kjo është ajo që s’duhet të pranojnë shqiptarët. Zgjedhjet që na presin do jenë një mundësi e mirë që edhe ai populli i heshtur e racional, që ne mundohemi ta anatemojmë me fjalët ‘u shit’ u ‘ble’, ka një koshiencë dhe me votën e fshehtë do të dijë të vlerësojë se kush janë ata që i duan të mirë këtij vendi dhe kush janë ata që u mbëtën si ferra nëpër këmbë”, deklaroi Gjiknuri.

Duke u ndalur tek drejtësia, Sekretari i Përgjithshëm i PS nënvizoi se ishte kjo mazhorancë ajo që bashkë me partnerët e saj realizoi reformën në drejtësi, duke krijuar një sistem të pavarur. “Mazhoranca socialiste nisur nga dëshira e saj, e nxitur dhe e inkurajuar nga partnerët perëndimor mori një iniciativë për të bërë reformën e drejtësisë dhe për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë. Shpesh herë dhe njerëzit tanë na e thonë këtë që si ka mundësi keni pushtetin dhe goditen zyrtarë tanët? Çfarë u bë me gjithë atë të kaluar të errët berishiane e shumë e shumë krime që i ka në kurriz të tij dhe shqiptarëve? Pikërisht, kjo është drejtësia. Politika ka hequr dorë. Mund të duket dobësi, por për mendimin tim është gjëja e duhur sepse qeveria nuk mund të marrë përsipër të bëjë punën e drejtësisë. Këtu akuzohet e shahet çdo njeri si kriminel, hajdut, i korruptuar.  Lërini organet të bëjnë punën e tyre. Ju e dini shumë mirë që të asnjë emërim në drejtësi sot mazhoranca nuk ka mundësi të ndikojë sepse emërimet vijnë nga organet që vetëqeverisen”, tha ai.

Në fjaën e tij në Kuvend, Gjiknuri deklaroi se sot Shqipëria është vendi më stabël nga pikëpamja institucionale dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor.
“Shqipëria falë zotit, falë punës së kësaj qeverie dhe shumë rrethanave të tjera sot është vendi më stabël nga pikëpamja institucionale dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor.
 Vende të tjera kanë vështirë të qeverisin, ecin me qeveri tranzitore, nuk kanë mazhoranca të qendrueshme. Keni vende te tjera më të mëdha se Serbia që sot kanë një pozicion sa me Perëndimin aq edhe me Rusinë. Janë pozita të vështira. Atëherë përse mos ta mbajmë mirë këtë status të Shqipërisë? Pse të mos punojnë të gjitha palët që statusi i Shqipërisë të rritet siç duhet për të pasur më shumë investime, më shumë forcim të institucioneve? Nuk ka demokraci pa zhvillim ekonomik. Harrojeni këtë. Sulmoni çdo gjë që lidhet me biznesin sepse kërkoni tension politik”, nënvizoi numri dy I socialistëve.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i nënës lehonë, opozita përplaset me mazhorancën: Të diskutohej ligji për dhunë në familje! Spiropali: Gruaja të lirohet, s'mund ta kthejmë në debat politik


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?