Edhe pse KQZ po e ofron asistencën e saj për regjistrimin e emigrantëve në zgjedhje duke u përgjigjur për çdo pyetje apo paqartësie në lidhje me këtë proces, PS është e bindur se me emigrantët ka nevojë për punë ekstra dhe konkrete në terren. Pyetjes së Report Tv se a nuk mjafton asistenca e KQZ, Sekretari i Përgjithshëm i PS i përgjigjet:
“Po do asistencë aty në terren. Nga Italia ku unë po vij janë 28 mijë emigrantë të regjistruar, 10 mijë u është refuzuar kërkesa për shkak të mosvendosjes si duhet të kartën e identitetit. Janë 1 në 3 të refuzuar. Ka nevojë për punë konkrete aty në terren. Dhe ato nuk janë zyra, por janë pika takimi, kafene, vende ku rrinë shqiptarët”.
Përballë akuzave të opozitës se me zyrat e ngritura për të ndihmuar emigrantët në aplikim Partia Socialiste po manipulon procesin, Blendi Klosi, Sekretari i përgjithshëm i PS, e cilëson një ushtrim elektoral dhe mohon pretendimet e PD.
"Procesin e regjistrimit të diasporën e kemi si një ushtrim elektoral, ku e gjithë struktura e PS është vënë në punë, dhe jemi shumë më të suksesshëm në këtë proces. Nuk ka manipulim të procesit, por është vetëm një asistim që I bëhet atyre që duan të votojnë", vijon Klosi.
Ndonëse vëmendja e PS duket e përqendruar kryesisht në diasporë, vëmendja e kryesocialistit Rama, është në kryeqytet ku vazhdimit shton përforcime.
"Nuk mjaftojnë tre drejtues në tiranë, ka nevojë për shumë më tepër për forca. Lëvizja i bën vetëm mirë situatave, është një territor shumë i madh, 37 mandate janë shumë dhe ka nevojë për këndvshtrime të ndryshme, forcë dhe organizim", thotë Sekretari i Përgjithshëm i PS.
Pas Majkos që nga Kukësi u spostua në Kavajë, Blendi Gonxhes nga Dibra në kombinat, Rama pritet të zyrtarizojë në Tiranë edhe emërimin e Erion Braçes, pas largimit nga qyteti i Lushnjës.
TURP MER BLEND SJU VJEN TURP BIZOSCI
Përgjigju