Nesër seanca e fundit e Kuvendit, PS: Do të votojmë hapjen e listave dhe koalicionet, nuk do të presim Lulin

29 Korrik 2020, 11:07| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 12:47

  • Share

TIRANE-Nesër do të zhvillohet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Në rendin e ditës është vetëm një cështje që lidhet me hapjen e listave dhe koalicionet. Kryetari i grupit socialist Taulant Balla u shpreh se PS-ja është e vendosur dhe nesër do të miratohet hapja e listave dhe formula e re e koalicioneve.

Balla deklaroi se Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave, por PS-ja nuk do ta presë. "PD thote nuk duam ne qe ju te votoni ndryshimet kushtetuese se duam t'i hapim listat 100%! Po si hapen listat 100%  per zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetuese neser?

Kete Luli nuk e thote, nderkohe qe thote se paskemi shkelur afatet e Kodit te Praktikave te mira te Venezias qe nuk keshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve! Po edhe Kodin e Praktikave te mira Luli e lexon sipas qejfit, sepse po t'i qendrojme strikt leximit atehere ne s'duhet ta votonim as marreveshjen e 5 qershorit, se edhe ajo i bie me pak se 1 vit para zgjedhjeve te ardhshme.

Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave as 100 perqind, as 10 perqind, njesoj si Shkelzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit per boronicat prej floriri, sepse as listat e Lulit, as boronicat e Zenit, nuk e durojne dot driten e transparences. Nga kjo foltore i them Lulzim Bashes dhe asaj qe ai e quan opozite e bashkuar, se neser ne do t'i hapim listat.

Ky parlament ka detyren ndaj shqiptareve te hape listat neser, e enjte 30 korrik, pa pritur Lulin" tha ai. E ndërsa për hapjen e listave palët nuk janë larg konsensusit, pika kryesore që i ndan lidhet me koalicionet. PS-ja kërkon që koalicionet të jenë me listë unike, por PD-ja e kundërshton, pasi sipas saj penalizon kalkulimin e votave të bllokut opozitar.

Pika e vetme e rendit te dites per neser, ndryshimet kushtetuese per hapjen e listave dhe koalicionet


Lajmi kryesor:

Miratohet rishikimi i buxhetit! Hiqet tatim-fitimi për bizneset e vogla, fasha e re e TVSH-së deri në 10 mln lekë! Lokalet e natës dhe muzika ndalohen me ligj


  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?