Politikë

'PS qarkullon më shumë emra se PD', Spahiu: Rama ndryshoi 100% të ministrave nga 2013 deri sot

11 Shtator, 21:28| Përditesimi: 11 Shtator, 23:01

  • Share

Kryeministri Edi Rama shpalli ditën e sotme në Asamblenë e PS, kabinetin e ri qeveritar për mandatin e katërt qeverisës, me 17 ministri, ku një prej të cilave do të jetë ministre virtual.

Juristi Kreshnik Spahiu ka bërë një analizë të ndryshimeve të kabinetit qeveritar. I ftuar në emisionin 'Frontline' në Report Tv, ai u shpreh se kryeministri Rama i ka ndryshuar emrat e ministrave që nga viti 2013, kur PS erdhi në pushtet.

Sipas tij, nga ana tjetër demokratët kanë po të njëjtët emra në 31 vite.

‘Socialistët kanë një karakteristikë që ndryshe nga demokratët qarkullojnë më shumë emra. Demokratët ato emra që kanë qenë vite më parë i kishe deri në 2013, edhe si parti vijojnë e njëjta list depupetësh në 35 vitesh, ndërsa socialistët ekipi rilindjes që i solli në pushtet nuk ekziston më. Unë mendoj se 3 ministra janë të palëvizshëm Elisa Spiropali, e zgjodhi atë sepse është i vetmi person i besuar dhe i pa përfshirë në afera. E dyta është Balluku dhe personi tjetër është Blendi Gonxhja', tha ai. 

Ora 22:13
Spahiu: 3 dështimet në 35 vjet janë rendi publik, shëndetësia dhe ekonomia sociale

 

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se 3 dështime në 35 vite të politikës janë rendi publik, shendetësia dhe ekonomia sociale. Spahiu deklaroi se cilat janë sipas tij 3 ministritë që ai i sheh si më të rëndësishme.  

'Janë 3 ministra të rëndësishëm Delina Ibraimaj dhe Evis Sala dhe Albana Koçiu. Këto janë 3 dikastere më të vështira të vendit. Socialistët nuk kanë bërë dot një Shqipëri sociale. Nuk ka apartamente për të pastrehët dhe s’ka as azile pleqësh dhe pleqtë do vdesin rrugëve. Ne kemi sistemin e shëndetësisë më anarki në Europë. Dhe ne sot nuk kemi asnjë garanci për shëndetësinë falas. Evis Sala është personalitet, unë e njoh vjen nga një familje elitare dhe është profili më i lartë në profesionin  e saj.  Albana Koçiu uroj që nuk është emëruar për tu shkarkuar nga ndonjë skandal që mund të ndodh. Duke qenë një person që s’ka eksperiencë në këtë sektor dhe është emërim politikë ajo duhet që të ketë një garanci nga Rama që nesër të mos shkarkohet kot’, tha ai.

 

Ora 21:52
Spahiu: 3 arsyet pse Rama i besoi Spiropalit çelësat për kontratën ‘Shqipëria në BE 2030’

 

Juristi Kreshnik Spahiu zbuloi edhe disa nga arsyet që sipas tij kryeministri Edi Rama i besoi Elisa Spiropalit Ministrinë e Jashtme.

'Unë mendoj se zgjedhja e Elisa Spiropalit lidhet me kontratën që kanë socialsitët në zgjedhjet e 11 majit që është Shqipëria në 2030 në BE. Dhe mendoj se njeriu që ka portofolin e diplomacisë shqiptare për të realizuar këtë kontratë të Shqipërisë në Bashkimin Europian është Elisa Spiropali. Ajo është i vetmi person i besuar. Por edhe pavarisht debate ajo është e pa përfshirë në afera', tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?