Partia Socialiste ruan bindshëm shumicën në Tiranë. Ashtu si edhe në 2 sondazhe më parë të publikuar në Report Tv PS ruan shumicën absolute në kryeqytet, me 48 deri në 52% të votave, e njëjta përqindje si në sondazhin e 2 javëve më parë, ai i 19 prillit. Ndërkohë që vetëm 33 deri në 37% të pyeturve nga Instituti Piepoli janë përgjigjur se do të votonin koalicionin Berisha-Meta në zgjedhjet e 14 Majit, me një rënie me 2% krahasuar më matjen e 19 prillit 2023. Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt qëndron në të njëjtat kuota, 7-11% e të pyeturve janë përgjigjur se do të votonin PD-në. Partitë e tjerë marrin përqindje të pakonsiderueshme, me PDIU dhe LZHK me një rritje të lehtë.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i Piepolit/ PS mund me diferencë koalicionin Berisha-Meta në rang kombëtar! Këlliçi humb 11% të votave prej posterit me gishtin e mesit
B.K./ReportTv.al