Eduard Shalsi krah Albert Halilajt

Politikë

Shkarkohen kryetarët e degëve të PS-së në Kukës dhe Tropojë! Eduard Shalsi: Nuk ka lidhje me konfliktin! Drejtimin e kam unë

20 Shkurt, 12:34| Përditesimi: 20 Shkurt, 15:05

  • Share

Albert Halilaj, kryetari i komanduar i PS në Kukës, dhe njëherazi kryetar i kësaj bashkie si dhe Egzon Bashkurti, kryetar i degës së Tropojës janë shkarkuar nga pozicionet e tyre dhe nuk të do jenë më në drejtim të degëve të PS. 

Eduart Shalsi thotë për Report tv se do të marrë ai drejtimin për të treja bashkitë e qarkut, Kukës, Tropojë dhe Has, dhe se e mohon që këto lëvizje të kenë lidhje me plagosjen që ka ndodhur në Kukës një ditë më parë. 

Burimet bëjnë me dije, se Elvis Halilaj i cili është kushëriri i kryetarit të Bashkisë Albert Halilaj është konfliktuar me nënkryetarin e Bashkisë dhe një prej drejtorëve.

Ditën e djeshme në Kukës, 29-vjeçari Elvis Halilaj, (kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj) është plagosur me armë nga Sebastian Muçmata, vëllai i drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë Kukës (Zenel Muçmata).

Lidhur me këtë ngjarje, reagoi dhe Sali Berisha që fajësoi Shalsin si drejtues politik të PS-së në qark, se ka nxitur gjakderdhje. Por Shalsi iu përgjigj Berishës në rrjete sociale duke e quajtur 'rrangallë politike' i sfilitur prej non gratës dhe që sulmon drejtësinë. 

Ora 10:51
'Shalsi provokon gjakderdhje në Kukës', deputeti socialist i kthehet ashpër Berishës: Rrangallë politike! I sfilitur nga damka e non-gratës, primitiv e tribal në sjellje

1740045201_saliberishameme.jpg

Sali Berisha shkruajti dje se plagosja në Kukës e kushëririt të kryebashkiakut ishte Eduard Shalsi, drejtuesi politik i qarkut të Kukësit. 29-vjeçari Elvis Halilaj, (kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj) është plagosur me armë nga Sebastian Muçmata, vëllai i drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë Kukës (Zenel Muçmata).

Berisha shkruajti se Shalsi provokon gjakderdhje në Kukës dhe Tropojë në klanin e kryetarit të bashkisë Kukës, Albert Halili.

Shalsi i kthehet ashpër duke e quajtur Berishnë, rrangallë politike, i sfilitur jo nga mosha, por nga non grata. Më tej Shalsi, ia numëron Berishës që nga shantazhimi i drejtësisë më 21 janar dhe te viktimat e Gërdecit.

Reagimi i Eduard Shalsit në Instagram: 

Sali Berisha, kjo rrangallë politike

I kërrusur - jo nga pesha e moshës, por nga damka e “non grata”-s; i sfilitur - jo nga betejat politike, por nga turpi me të cilin ka mbuluar veten e partinë e tij; i hallakatur mendërisht nga braktisja e atyre që dikur i kishte mbështetës; shumë i trembur nga fakti që për herë të parë në jetën e tij po përballet me drejtësinë, Sali Berisha tentoi dje të më përfshinte, duke i vendosur postimit të tij edhe një titull të neveritshëm, në një ngjarje në Kukës, me rrethanat e së cilës nuk kam asnjë lloj lidhjeje.

Është kjo gërdallë politike që shantazhoi sistemin e drejtësisë kur pushteti i tij vrau në mes te bulevardit 4 qytetarë të pafajshëm apo mori 28 jetë njerëzish në Gërdec. Është kjo gërdallë politike që ka kërkuar të mbjellë urrejtje e armiqësi mes shqiptarëve gjithmonë duke përdorur një gjuhë banale e vulgare.

Nuk mendoj se Sali Berisha meriton t’i përgjigjem seriozisht. Edhe në kulmin e pushtetit të tij e kam konsideruar si njeri krejtësisht të pazotin për të qeverisur Shqipërinë; të pakulturuar për të shërbyer si model për shqiptarët; të papërgatitur për të udhëhequr vendin; primitiv e tribal në sjellje e krejtësisht të paaftë për të mbajtur fjalime që do të frymëzonin njerëzit; plotësisht i zhytur në padije, gjë për të cilën nuk ka qenë kurrë i vetëdijshëm.

Në finale të jetës së vet, është i dënuar të kuptojë se sa i turpshëm është fundi i tij dhe ky është makthi me të cilin duhet të mësojë të jetojë tani e sa kohë.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?