Postimi i Eduard Shalsit në rrjete sociale

Politikë

'Shalsi provokon gjakderdhje në Kukës', deputeti socialist i kthehet ashpër Berishës: Rrangallë politike! I sfilitur nga damka e non-gratës, primitiv e tribal në sjellje

20 Shkurt, 10:51| Përditesimi: 20 Shkurt, 15:19

  • Share

1740045201_saliberishameme.jpg

Sali Berisha shkruajti dje se plagosja në Kukës e kushëririt të kryebashkiakut ishte Eduard Shalsi, drejtuesi politik i qarkut të Kukësit. 29-vjeçari Elvis Halilaj, (kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj) është plagosur me armë nga Sebastian Muçmata, vëllai i drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë Kukës (Zenel Muçmata).

Berisha shkruajti se Shalsi provokon gjakderdhje në Kukës dhe Tropojë në klanin e kryetarit të bashkisë Kukës, Albert Halili.

Shalsi i kthehet ashpër duke e quajtur Berishnë, rrangallë politike, i sfilitur jo nga mosha, por nga non grata. Më tej Shalsi, ia numëron Berishës që nga shantazhimi i drejtësisë më 21 janar dhe te viktimat e Gërdecit.

Reagimi i Eduard Shalsit në Instagram: 

Sali Berisha, kjo rrangallë politike

I kërrusur - jo nga pesha e moshës, por nga damka e “non grata”-s; i sfilitur - jo nga betejat politike, por nga turpi me të cilin ka mbuluar veten e partinë e tij; i hallakatur mendërisht nga braktisja e atyre që dikur i kishte mbështetës; shumë i trembur nga fakti që për herë të parë në jetën e tij po përballet me drejtësinë, Sali Berisha tentoi dje të më përfshinte, duke i vendosur postimit të tij edhe një titull të neveritshëm, në një ngjarje në Kukës, me rrethanat e së cilës nuk kam asnjë lloj lidhjeje.

Është kjo gërdallë politike që shantazhoi sistemin e drejtësisë kur pushteti i tij vrau në mes te bulevardit 4 qytetarë të pafajshëm apo mori 28 jetë njerëzish në Gërdec. Është kjo gërdallë politike që ka kërkuar të mbjellë urrejtje e armiqësi mes shqiptarëve gjithmonë duke përdorur një gjuhë banale e vulgare.

Nuk mendoj se Sali Berisha meriton t’i përgjigjem seriozisht. Edhe në kulmin e pushtetit të tij e kam konsideruar si njeri krejtësisht të pazotin për të qeverisur Shqipërinë; të pakulturuar për të shërbyer si model për shqiptarët; të papërgatitur për të udhëhequr vendin; primitiv e tribal në sjellje e krejtësisht të paaftë për të mbajtur fjalime që do të frymëzonin njerëzit; plotësisht i zhytur në padije, gjë për të cilën nuk ka qenë kurrë i vetëdijshëm.

Në finale të jetës së vet, është i dënuar të kuptojë se sa i turpshëm është fundi i tij dhe ky është makthi me të cilin duhet të mësojë të jetojë tani e sa kohë.


Lajmi kryesor:

Shkarkohen kryetarët e degëve të PS-së në Kukës dhe Tropojë! Eduard Shalsi: Nuk ka lidhje me konfliktin! Drejtimin e kam unë


G.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?