Deputeti socialist që la mandatin dy ditë më parë akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit.
Kur doli nga SPAK Çyrbja u pyet dhe lidhur me deklaratën e një dite më parë që justifikonte lënien e mandatit për arsye shëndetësore. Madje u ngacmua duke e pyetur nëse e kishte lënë mandatin se e kishte kërkuar partia.
Pyetje: Cili është problemi juaj shëndetësor?
Jurgis Çyrbja: "Kjo nuk është objekt i hetimit dhe ju nuk keni pse ta bëni këtë pyetje"
Pyetje: Pse e latë mandatin, e kërkoi partia apo e latë personalisht
Jurgis Çyrbja: Çfarë janë këto pyetje
Lajmi kryesor:
SPAK merr të pandehur deputetin e PS-së, akuzohet për shpërdorim detyre! Jurgis Çyrbja pasi doli nga Prokuroria: Dhashë sqarime për kohën kur isha drejtues i hipotekës (VIDEO)
S.G//ReportTv.al