Politikë

Pse nuk arrestohet Berisha? 'Bufi i Kënetës prangosi Fatos Nanon', Rama: Ne nuk jemi si ata! Pavarësia e drejtësisë është e mjaftueshme për hetimin e 21 janarit

18 Shkurt, 09:22| Përditesimi: 18 Shkurt, 10:14

  • Share

Kryeministri Edi Rama vijoi sot me bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale. Pyetjes pse nuk arreston bufin e kënetës, të cilin ai i referohet kreut të PD-së, Sali Berisha, Rama u përgjigj se jetojmë në demokraci tashmë ku pushtetet janë të ndarë.

Ndërkohë më përpara ishte qeveria që arreston tha ai, duke përmendur arrestimin e Fatos Nanos. Sakaq, Rama shton se për 21 janarin, PS nuk mund të hakmerret dhe vetëm mund të krijonte një sistem drejtësie të pavarur e cila të gjykojë me paanshmëri.

'Jetojmë në demokraci. Pushtetet janë të ndarë. Nuk arreston qeveria, partia. Nuk arreston politika. Pavarësisht se në raste arrestimet e drejtësisë mbajnë erë jo të mirë, por kemi arritur një fazë të re të drejtësisë sonë. Fatos Nano e futi në burg ish kryeministri, bufi i kënetës e futi në burg vetë. Kjo ka marrë fund. këto historitë mos ia thoni vetes. Këtu është çështje drejtësie. Këto punë i di drejtësia. Më e qartë se ska rasti i 21 janarit. Çfarë mund të bënim ne? Reformën në drejtësi. Nëse nuk do kishte qenë reforma në drejtësi, do përsërisnim të njëjtat gjëra si ata me bufin e kënetës. Ne nuk jemi ata. Jemi drejt Europës. Në këto kushte të ndryshimit tërësor, dhe filozofi. Është një ndryshim tërësor.

PS u rikthye në qeveri në 97 me një kryeministër që doli nga burgu politik ,që nuk u hakmor. Zgjodhi rrugën e pajtimit, me bashkëjetesë demokratike. Këto kushte çfarë mund të bëjë një forcë politike, veçse një reformë dhe ti thotë drejtësisë je e pavarur. Duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vet për shkak se korrupsioni nuk është problematikë me një pale por me një shoqëri të tërë, që lidhet me të gjithë pjesët e sistemit shoqëror. Vetëm një sakrificë e tillë politike mund ta krijonte pavarësinë e një institucioni. E shoqëruar me angazhimin e një kurajo protagonistësh. Çfarë të përgjigjemi sot për 21 janarin, veçse të presim që drejtësia të bëjë drejtësi. Besoj se pavarësia është e mjaftueshme për të hetuar 21 janarin. Nuk trajtohej 21 janari kur kryeministri pengoi me dhunë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të prokurores së përgjithshme.'


Lajmi kryesor:

Rama: E vetmja garanci e SPAK jam unë e PS, SHBA u tërhoq! Bufi i kënetës thotë do e shkrijë, Noc Rrokun! Arrestimi i Erion Veliajt ishte i panevojshëm


G.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?