Kryedemokrati Lulzim Basha ka kthyer përgjigje pse në 21 janar, kur ai ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, nuk largoi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të policisë. Për këtë ai bëri fajtor gardën dhe tha që sot, atë që ka qenë në krye të zjarrit, Rama e bëri kryebashkiak.
Gazetarja: Pse kur ju ishit ministër i Brendshëm në 21 janar ku u vranë 4 protestues, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë respektoi ligjin ndërkohë që Ardi Veliu për rastin e një efektivi do duhet të mbajë përgjegjësinë e një efektiv që po gjykohet nga organet e drejtësisë?
"Ti e di përgjigjen. Sepse të gjitha institucionet ndërkombëtare treguan se policia iu nënshtrua dhunës, se vrasja tragjike ndodhi si rezultat i veprimeve të gardës të cilët në kushtet e thyerjes së perimetrit, të cilët vepruan dhe shumë prej tyre u përballën me ligjin dhe u dënuan. Po e vërteta nuk është vetëm kaq, e vërteta është që sa herë kapet ngushtë, Rama përmend 21 janarin, po jo siç është në të vërtetë se nuk tregon se atë që ishte në grup të 21 janarit e bëri kryetar të PS në Mat, drejtor të OSHE në Mat, një njeri që sot terrorizon Matin. Në mos ta dënonte, të distancohej, por jo ta promovonte. Anëtarin e grupit të zjarrit, e keni me emër e mbiemër, e bëri e bëri kryetar të PS e drejtor të OSHE, dhe sot një njeri që me njerëzit e tij terrorizon Matin, njeri me precedent penal që kurr nuk duhet të ishte kandiduar në atë detyrë pas kalimit të ligjit për dekriminalizimin. Ky është Edi Rama, tjetër gjë thotë tjetër gjë bën". (...)
"Sa herë që Rama ka për keq, kthen në skenë 21 janar. Pse e gradoi vrasësin e 21 janarit, sepse ndoshta Rama mund të thotë "ose garda bëri detyrën dhe nuk bëri krim", ose sepse "bëri detyrën partiake se mua më duhej gjaku i tyre". Kurrë nuk do të bëj kompromis me krimin për të ardhur në pushtet dhe të sakrifikojë jetë njerëzish për të ardhur në pushtet, se pushtetin e kam parë si instrument për t'iu shërbyer njerëzve", tha Basha.
Lajmi kryesor:
'Pse nuk largoi drejtorin e Policisë në 21 janar'?/ Basha me të njëjtin qëndrim si Berisha: Demonstruesit u vranë nga garda sepse sulmuan Kryeministrinë
B.K.//ReportTv.al