Kreu i SPAK, Altin Dumani, në konferencën për mediat bashkë me autoritetet italiane, u pyet edhe pse operacioni u zhvillua në këtë kohë pas zgjedhjeve.
“Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet. Ne veprojmë si skuadër, edhe datën e dakordësojmë së bashku. Kushtëzohemi nga njëri-tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit, me marrjen e vendimit nga gjykata si dhe përgatitjen për ekzekutim të masave të sigurimit.
Është një operacion ndërkombëtar. Nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, ku edhe tani po bëhen përpjekje për të lokalizuar dhe kapur anëtarë të grupit. Kështu që ajo që është e sigurt është një datë e dakordësuar me policinë italiane dhe Eurojust”, tha Dumani.
Lajmi kryesor:
Megaoperacion Shqipëri-Itali/ ‘Çmontohet’ grupi kriminal me bazë në Durrës, në kërkim 'Visi i Pojës'! 52 urdhërarreste, ekzekutohen 42! Trafik droge me vlerë 7 mln euro (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al
