Pse po e kërkoj mandatin e tretë

16 Shkurt 2021, 18:17| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 21:03

  • Share

Mandatin e Tretë s'do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër, prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, deri në fund, në shtëpi e në lagje të reja; nëse nuk do të duhej fituar lufta me COVID-in dhe kryer vaksinimi i plotë i njerëzve të këtij vendi, duke kapërcyer një mal me vështirësi; nëse nuk do të duhej përmbyllur reformimi i shëndetësisë, ku pasi është rimëkëmbur gjerësisht infrastruktura e spitaleve e riorganizuar sistemi shëndetësor, duhet përfunduar kjo rimëkëmbje dhe duhet pastruar organizmi i trupës së bluzave të bardha nga abuzuesit e nga batakçinjtë, që njollosin keq punën e mijëra heronjve; nëse nuk do të duhej forcuar progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi, tanimë që bazat e ekonomisë janë forcuar, zhvilluar më në fund infrastruktura portuale e aeroportuale, e cila nuk është më një ëndërr po një betejë e nisur konkretisht...

Janë këto e plot beteja të tjera që nuk mund të lihen në mes, sepse asnjë tjetër sot për sot, përveç meje e Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies, vullnetit, dijes dhe eksperiencës që ne kemi fituar në drejtimin e vendit!

Dhe mos e harrojë askush, që të nesërmen e tërmetit edhe më optimistët thoshin se Rindërtimi kushedi kur do të bëhet... Po ja, siç po dalim përditë më të fortë nga tragjedia e tërmeti, duke hapur dyer të reja për gjyshër, prindër e fëmijë që kthehen të lumtur në shtëpi më të mira se ato që humbën, ashtu do të dalim edhe nga kjo pandemi e mallkuar, duke e kryer vaksinimin shumë më shpejt se sa duket sot dhe po ashtu betejat që do t'i fitojmë me patjetër gjatë Mandatit të Tretë, do ta cojnë në një nivel tjetër Shqipërinë

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Komisari: 16/02/2021 22:54

    Te rroje Partia!

    Përgjigju
  • Loni: 16/02/2021 21:32

    Po jo o i madhi Rama, ti ske nevoje fare te justifikosh veten, e dime vete ne. Saliu beri 100 milion euro, Iliri aty afer dhe ty te duhet aty tek 1 miliard euro. Na e bej hallall qe nuk te lame keto 8 vite te kapje rekordin. Nuk eshte faji yt, por joni si popull. Kur flet per henen, diellin dhe mandatin e trete, e ke gjithmone ne njejes dhe veten e pare :Une e dua, une e kisha, une e bera, mua mi jepni te tera etj etj. E paske targetuar shendetesine prape. Per mua, mandatin tjeter behu Kryeminister, minister shendetesie, drejtor i spitaleve, kirurg dhe infermier. Mire qe skemi industri minerare se imagjino ca do u beje po te mendoje ta reformoje. Te lutem.mos u lodhe kaq shume per dava 1 miliard euro, ver nje hambar te madh o te shpia o te selia o te kryeministria dhe vijme Ne, populli yt qe te ka lodhur e stresuar, e te dorovitim sa te besh ato lekat. Ske ce do as Beqen ne veri, as Veliajn e Ballajn ne myzeqe e as Shametin e Laze zizot ne jug. Ver hambaret dhe e ke te mbarume, po do ler ndonje torbe te rruga e elbasanit per Kiu Liun

    Përgjigju
  • Opinion: 16/02/2021 21:32

    Mendoj se te nevojiten 4 vjet pushim, qe te rimbledhesh energjite. Pastaj kismet.

    Përgjigju
  • Ops: 16/02/2021 21:07

    Ti te parin e pate teper por mire ja ke gjet mendjen ketyre debileve ketu tek ne

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 16/02/2021 19:05

    Je gjigand.

    Përgjigju
  • Tiku: 16/02/2021 18:56

    Dakort jam...por ke harruar dicka qe e ke shprehur dhe para 4 vjetesh.........reformen ne administrate!!! U lodhen njerezit duke ndenjur me frike ne pune se do i heq drejtori militant!!!

    Përgjigju
  • Justice: 16/02/2021 18:35

    Lideri suprem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?