Pas ngritjes dhe veprimit të SPAK-ut është më i rëndësishëm, komod dhe pa rreziqe pushteti në opozitë se sa pushteti në qeverisje. Faktet tregojnë se kupola shqupiste është pasuruar më shumë gjatë 12 viteve në opozitë se sa gjatë 8 viteve në pushtetin që i dhuroi PS-ja. Pa firmosur asnjë letër oborri berishist ka shtuar pasurinë me vila, pallate, fabrika, apartamente, fotovoltaike, HEC-e, makina luksoze etj., pa llogaritur paratë cash, ku me një dorë u hodhën 6 milionë euro për 'pastrim fytyre', me lehtësinë e hedhjes së një monedhe në dorën e dikujt në rrugë.
Ndaj Sali Berisha ngazëllente kur pas humbjes së zgjedhjeve të radhës, duke ruajtur me mundim seriozitetin, shpalli farsën elektorale dhe 'beteja sapo ka filluar', ndërsa tha se fituesi 'nxinte nga triumfi'. Sigurisht që fituesi nxin pasi duhet të firmosë leje kullash, para dhe pasuri publike, të cilat pasi futen në tubacionin e të ashtuquajturve oligarkë, një pjesë rrjedhin te rubineti i Shkëlzenit, ndryshe uniteti i opozitës mund të lëkundet dhe të prodhojë lëvizje të pakontrolluara.
Me zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha arriti të gjitha objektivat realë;
-Rimori plotësisht nën kontroll partinë.
-Edhe pse më të vogël në numër, grupin parlamentar e ka blinduar me mulë besnikë, të gatshëm për të përsëritur çdo trapllëk, për t'u depersonalizuar dhe flijuar për Familjen e tij.
-Skarcoi politikisht Lulzim Bashën.
-Pothuajse zeroi mundësitë për të lëshuar vulën e partisë.
-Duke fituar opozitën, mund të kërcënojë drejtësinë në emër të saj.
-Ka autoritetin e plotë për të hyrë në pazare si kryetar i opozitës, për të shtuar përfitimet për Familjen, për të politizuar procesin e tij penal dhe për t'a marrë partinë me vete sa herë t'a thërrasin në SPAK.
Në këtë kontekst duhet lexuar dhe kuptuar deklarata sotme e avokatit të tij, Genc Gjokutaj, për t'a mbrojtur me pushkë Sali Berishën në krye të PD-së nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, edhe pse i vetmi kërcënim për pozitat e tij do të ishte nëse Edi Rama do të pranontë kërkesën për qeveri teknike, të cilën e ka lëshuar si balonë deri në shtator./Marrë nga profili në Facebook
Komente

Gjokutaj eshte turpi i Kucioteve
Përgjigju