Lulzim Basha tha para gazetarëve se ai nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij. Basha tha se askush nuk e ndal në reformimin e PD-së dhe në rikthimin e tek demokracia në procesin zgjedhor.
Pse rrini pas 6 humbje radhazi?
'Ne mbetemi të palëkundur. Jam i gatshëm të jap nga vetja ime për të vazhduar dhe për udhëhequr PD-në dhe për të mos realizuar asnjë skenar të regjimit. PD nuk është pronë personale. Unë nuk kam humbuar asnjë garë në jetën time, po për këtë do të kemi kohë të flasim. Unë e kuptoj shqetësimin personal të atyre që e bëjnë për interesa personale. Lufta ime nuk është për fatin tim personal. Kushdo që më kërkon të braktis betejën time, ajo është që është t'u rikthejmë shqiptarëve rikthimin tek demokracia në procesin zgjedhor dhe përshpejtimin e refromave në PD .'- tha Basha.
Lajmi kryesor:
Basha justifikon humbjen e 6-të radhazi në zgjedhje: S’kam humbur asnjë garë, jam përballur me masakra zgjedhore! Procesi i 6 marsit, anomali pas anomalie
M.Q.//ReportTv.al