Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Presdenti, Ilir Meta

Politikë

Pse s’iu ndjek Meta në Instagram? Edhe Kryemadhi tallet me Presidentin: Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë

10 Prill 2021, 22:26| Përditesimi: 10 Prill 2021, 23:00

  • Share

TIRANË- Fakti që Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata gjatë ushtrimit të detyrës si president, nuk i ka bërë përshtypje vetëm Edi Ramës dhe qytetarëve, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Instagram’, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Pyetjes përse Meta nuk e ndjek në Instagram, ajo i është përgjigjur se ka dy mundësi. Sipas saj, Meta ka frikë mos i kërkon ndonjë dekoratë në inbox ose do të mbajë marrëdhënie institucionale.

“Dy mundësi ka: Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi.

Më herët ishte kryeministri Edi Rama i cili e ironizoi duke thënë se pret që të dekorojë edhe floktoren në Vlorë. Kjo pasi siç ka raportuar më herët Shqiptarja.com, Meta ka dhënë 490 dekorime në 3 vjet ndryshe nga paraardhësi i tij, Bujar nishani që ka dhënë 170 tituj në 5 vjet ! Mes të nderuarve edhe kandidatë për deputetë të PD-LSI, apo së fundmi edhe restorant 'Freskut për 'mjeshtërit' e restorantit të mishit.

Postimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në Instagram 

Gjithashtu, një tjetër ndjekëse e pyet Kryemadhin nëse do e fusë në burg Ramën si ministre e Brendshme kur të vijë në qeveri. Ajo i përgjigjet: ‘’Unë mendoj që dënimi më i madh për Edi Ramën është rrëzimi nga pushtetit. Burgun ia ka bërë vetes atje në Surrel’’.

Postimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në Instagram

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?