Daniele Orsato

Sport

PSG - Dortmund, arbitri italian Daniele Orsato s'i mban lotët pas ndeshjes

8 Maj 2024, 13:57| Përditesimi: 8 Maj 2024, 13:58

  • Share

Arbitri i mirënjohur italian, Daniele Orsato nuk i mbajti lotët pas PSG 0-1 Dortmund në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League. Për Orsaton kjo ishte ndeshje e fundit në Champions League pasi pas Euro 2024 do tërhiqet nga karriera e gjyqtarit.

48-vjeçari u përpoq të mbante lotët pas vërshëllimës së fundit dhe përpara se të përqafonte ndihmësit e tij në 'Parkun e Princave'. Gjyqtari italian ishte në qendër të vëmendjes mbrëmë, kur ai fillimisht akordoi një penallti për vendasit, përpara se të ndryshonte shpejt mendjen dhe të jepte një goditje dënimi.

Orsato dhe Marco Guida janë gjyqtarët italianë të përzgjedhur për Euro 2024. Orsato ka drejtuar 55 ndeshje të Champions League në karrierën e tij, duke përfshirë finalen 2019-20 mes Bayern Munich dhe PSG.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?