Psikologia në Report Tv: Këto gabime gjatë divorcit ‘bombë’ në psikologjinë e fëmijës, ja si mund t’ia lehtësoni proçesin

19 Janar 2022, 12:40| Përditesimi: 19 Janar 2022, 14:08

  • Share

Gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka pasur një trend rritës të numrit të divorceve, për shkak të shumë faktorëve të cilët mbledhur sëbashku çojnë në marrjen e një vendimi të tillë tepër të rëndësishëm. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dieli” në Report Tv, psikologia ligjore Valbona Treska renditi  shkaqet kryesore që çojnë shumë çifte drejt këtij vendimi.

Ka një trend në rritje të numrit të divorceve gjatë viteve të fundit që konsiderohet normale kundrejt zhvillimit që ka pasur shoqëria, është e pritshme në të gjithë botën në fakt, nuk po ndodh vetëm në Shqipëri. Me zhvillimin e shoqërisë, me ndryshimin e dinamikave, vijnë dhe këto problematika. Gjithashtu ne kemi disa specifika si shoqëri  kundrejt vendeve të tjera siç është emigracioni që ka ndikuar në rritjen e divorceve, problemet financiare  apo vështirësitë ekonomike që është një faktor në rritje për divorcet.Gjithashtu edhe mënyra se si familja funksion që ka të bëjë me dominancën e mashkullit brenda familjes, që ka të bëjë me mënyrën se si familja funksion në tërësi, dhe nënshtrimi i femrës. Edhe femra është zhvilluar dhe ka krijuar pavarësi dhe kjo padyshim sjell tjetër kërkesa dhe qasje brenda familjes. Pra ka disa faktorë që i mbivendosen njëri tjetrit  që partnerët të shkojnë në vendimin për divorc” shpjegoi ajo.

Duke marrë shkas nga shtimi i rasteve të divorcit në vendin tonë, si dhe problemet që shfaqen në shëndetin e fëmijëve, psikologia Treska tregon se shumica e divorceve bëhen në mënyrë toksike ndërkohë që duhet të ketë një gjuhë paqësore në mënyrë që t’ia bëjnë sa më të lehtë procesin fëmijëve.

Pjesën më të madhe të divorceve i kemi toksike, që nuk arrihet të gjendet gjuhë paqësore midis çiftit. Por ka një trend në rritje të çifteve që arrijnë të gjejnë komunikimin me njëri-tjetrin dhe arrijnë ta bëjnë divorcin qetësisht. Ato çifte që nuk përfshinë familjen dhe vendosin ta bëjnë qetësisht divorcin, që vendosin bashkërisht për divorcin dhe nuk përfshijnë familjet e mëdhaja shkojnë më paqësisht në divorc dhe si ja transmetojnë fëmijës” shtoi ajo më tej.

Psikologia Valbona Treska u shpreh se shpeshherë prindërit bëjnë disa gabime në mënyrën se si ia përcjellin divorcin fëmijës së tyre duke ndikuar shumë në mënyrën se si rriten dhe vlerësimin që fëmija ka për veten më vonë, prandaj edhe këshilloi se cfarë duhet të ketë parasysh cdo prind që vihet përapara këtij proçesi:

Është e rëndësishme që fëmijëve t’ju thuhet se çfarë po ndodh. Ndonjëherë prindërit e shmangin sepse mendojnë se kështu e ngarkojnë fëmijën dhe harrojnë që fëmija ka qenë prezent në familje dhe është e pamundur që konfliktet mos përçohen edhe tek fëmija. Fëmijët janë shumë të zgjuar dhe kapin sinjale që të rriturit e kanë të vështirë ti perceptojnë. Është shumë e drejtë që nëna dhe babai ta vënë fëmijën përpara ca të vërtetave që janë të pamohueshme. Ka shumë cifte që funksionojnë në këtë mënyrë, që janë bashkë për ditëlindjet, për gjërat e mira dhe të këqija të fëmijës dhe vendimet i marrin bashkë. Kjo e ndihmon fëmijën të ketë një vetvlerësim të mirë, që të kuptojë që mami dhe babi janë aty për të, që mami dhe babi nuk kanë problematika me të si fëmijë” theksoi ajo.

 

MC//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Psikologjia-Drejtesi: 19/01/2022 14:44

    Zonja Treska fillimisht, duhet Te rregulloni institucionin tuaj duke filluar nga ju e deri tek pauseset tuaja. Me shume dem ne familje Beni ju ne hartimin e raporteve Te ndikuara nga leku. Kur vijne familjet aty mos u ndikoni nga njeri prind apo tjetri se pasojat jane mbi femijet. Raportet tuaj duhet te kalojne ne filter, po e beri shteti do perfundoni brenda duke filluar nga kercenimet qe behen ne seanc e deri ne heqjen e Te drejtes per tu takuar prindi me femijen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?