I ftuar në emisionin “Klinika 24”, në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte edhe psikoterapisti Skedi Zahaj, i cili foli për vetëvrasjen tek adoleshentët dhe ngjarjen e fundit, kur një adoleshente i dha fund jetës.
Ai tha se është shumë e rëndësishme që personi që shfaq tendenca të tilla, të dëgjohet nga specialistët, duke u ndihmuar që të zgjidhi problemit me praninë e tyre. Mesazhi është që nuk duhet heshtje për këtë gjë, por të flitet sa më shumë dhe të gjendet një zgjidhje.
“Në adoleshencë për shkak të një egocentrizmi, shpesh adoleshentët duan të marrin vëmendjen e familjes apo shoqërisë dhe shkojnë në këtë akt ekstrem”, shprehet ai ndër të tjera.
Psikoterapisti tha se në fillim janë mendimet vetëvrasëse, më pas qëllimi dhe në fund akti vetëvrasës që ndërmerret.
Sipas tij, një faktor i vetëm nuk e shpjegon dot aktin ekstrem, por varet nga disa faktorë kompleks. Gati 90% e adoleshentëve që kryejnë flijim vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, probleme psikiatrike, ose përdorin substanca.
Një tjetër pikë është dhe bullizmi, sikurse ajo që njihet si bullizmi kibernetik (online).
Sipas mjekut, është shumë e rëndësishme që të kërkohet ndihmë që në fazat e hershme, në mënyrë që të parandalohet, më mirë sesa të kurohet problemi.
Lajmi kryesor:
‘Klinika 24’/ Mjekja Oftamologe e Hygeia, Haveri: Falë teknologjisë, sot mund të eliminohen përfundimisht syzet me një ndërhyje, pa pasur asnjë shqetësim!
A.Q/E.H/ReportTv.al
