Politikë

'Publiciteti mbaroi, kthehemi të japim lajmet', Rama batuta me përfaqësuesit e teknologjisë në Berat (VIDEO)

18 Korrik, 16:08| Përditesimi: 18 Korrik, 17:02

  • Share

Kryeministri Edi Rama ishte në Berat ditën e sotme ku pati një takim maratonë me përfaqësues të teknologjisë.

Takimi, që ishte i ndarë në dy sesione, pas nisjes së pushimit të parë, filloi me fjalën e Ramës për të dhënë konkluzionet.

Kreu i ekzekutivit e nisi fjalën duke vlerësuar verën e zonës së Beratit dhe Kuçovës. E fill pas kësaj, që me humor e konsideroi si publicitet, Kryeministri nisi me dhënien e lajmeve.

“Duke qenë se jemi në mes të sezonit turistik, dua të përfitoj nga rasti t’ju them të gjithë dashamirësve apo kuriozëve që shtohen dita-ditës, të verës shqiptare, se vetëm nga kjo kantinë kanë kaluar 30 mijë degustatorë, dhe ndërkohë kjo zonë, Kuçova dhe Berati, janë bërë një destinacion i shumë më tepër vizitorëve vetëm për rrugën e kantinave të verës. Publiciteti mbaroi, kthehemi të japim lajmet”, deklaroi Kryeministri.


Lajmi kryesor:

Rama: Bankat, prapambetje për dixhitalizimin e transaksioneve financiare! Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale


V.GJ /SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?