Shqipëria synon të ndërtojë një strategji kombëtare për Inteligjencën Artificiale dhe këtë kërkon ta bëjë me kontributin direkt të komunitetit të inovacionit dhe start up-eve. Në përfundim të takimit me përfaqësues të këtij sektori, Rama i ftoi të hartojnë një draft-programin “AI Albania 2030”, i cili do të bëhet pjesë e programit të qeverisë dhe më pas do të dërgohet për miratim në Kuvend.
“Të gjithë ju që jeni këtu, të na ofrojnë sipas tyre draft programin e “AI Albania 2030”, ku do të jetë Shqipëria në Inteligjencë Artificiale në 2030 për të na e prezantuar, diskutuar dhe miratuar dhe pastaj ne për ta marrë e për ta çuar në Parlament si pjesë të programit të qeverisë”, tha Rama.
Ndërsa në shtator pritet të zbulojë qeverinë e re ‘Rama 4’, kryeministri duket se na zbuloi se do të kemi edhe një Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale.
“Ministrin e Shtetit për Inteligjencën Artificiale do ta zgjedhim me pjesëmarrjen tuaj. Nëse arrini të krijoni një model të inteligjencës artificiale që të zgjedhë ministrin, do të jetë hapi i parë drejt momentit historik kur Shqipëria do të ketë qeverinë e parë me ministra dhe me Kryeministër me inteligjencë artificiale”, theksoi Rama.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare kritikoi bankat e nivelit të dytë se nuk kanë bërë ndryshimet e duhura në lidhje me dixhitalizimin sa i përket transaksioneve financiare.
“Sot ka pasur shumë brumë në tryezë edhe që nëse do të arrijmë të vendosim piketat që kemi diskutuar dhe pastaj të ndjekim një hartë veprimesh, do arrijmë të bëjmë më të mirën. Ka qenë kënaqësi edhe për të njohur nga afër disa inovatorë, edhe më prezantuan edhe një dokument të vjetër që ishte shumë tërheqës për qendrën e mendimit novator. Bankat që janë në kushtet e një prapambetje që po kërcënon progresin e sektorit dhe për më tepër e pajustifikuar po të kemi parasysh që gjithë legjislacioni i nevojshëm është i miratuar, gjithë instrumentet janë në dispozicion dhe këmbëngulja e bankave për të mos lëvizur me të njëjtin ritëm jo vetëm dëmton sektorin, por në tërësi interesat e shoqërisë duke penguar lehtësimin e mëtejshëm të të gjitha ndërveprimeve që lidhen me transaksionet financiare”, tha Rama.
Kryeministri zbuloi edhe dakordësinë që kanë arritur me përfaqësues të teknologjisë e inovacionit, duke thënë se me këtë sektor qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje kuadër.
“Ministrja e shtetit për Sipërmarrjen, ministri për Kulturën dhe Inovacionin dhe ministrja e Arsimit do angazhohen me ju për të hartuar marrëveshjen kuadër mes qeverisë dhe sektorit tuaj, pasi besoj që duhet të hapim një kapitull të ri, në sensin që ju duhet të keni akses në të gjithë strukturat e qeverisë për të pasur të mundur të keni bazën e nevojshme të të gjitha të dhënave për të ndërtuar proceset që do na sjellin modele të AI që do të na shërbejnë ne për ti shërbyer publikut dhe do tu shërbejmë dhe juve në punën tuaj dhe pastaj do ta në shërbejnë bashkërisht për të promovuar produktet tona”, tha Rama.
Rama theksoi se do të punojnë për ndërtimin e muzeut të parë tërësisht me Inteligjencë Artificiale, ndërsa me përfaqësues të këtij sektori kanë gjetur dakordësinë për krijimin e një Forumi që do të mblidhet 1 herë në 4 muaj.
Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha dixhitale.
Në takimin me përfaqësuesit e teknologjisë që u zhvillua në Berat, Edi Rama tha se duhet ende sensibilizim për këtë pjesë.
“Në fund të kësaj dekade, Shqipëria të jetë vetëm me cash, që gjithë transaksionet financiare të jenë dixhitale. Për këtë na duhet sforco e madhe, na duhet goxha sensibizilim. Teknologjia nuk mungon. Besoj që nëse do dimë ta bëjmë si duhet vizatimin e rrugës që do dimë të ecim, kjo është e realizueshme dhe do çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në të gjithë jetën e përditshme”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.
Në takimin e zhvilluar në Berat me përfaqësuesit e teknologjisë, Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me disa prej tyre, teksa po jepeshin konkluzionet e kësaj mbledhje.
Me njërin prej tyre, i cili vlerësoi se integriteti për ta është shumë i rëndësishëm, Rama iu përgjigj me humor duke i thënë se për “qeverinë nuk është”.
Përfaqësuesi i teknologjisë: Disa prej miqve tanë, mund të them me bindje të plotë janë në portale dhe janë të persekutuar që punojnë me shtetin. Duhet ta provosh, unë nuk e kam provuar, nuk kam punuar ndonjëherë, ideja është që është e padrejtë. Sepse kemi të bëjmë me heronj të kohërave moderne dhe me njerëz që punojnë shumë herë më lirë se sa kompani që punojnë me administratën publike në Itali, vendet fqinje.
Ministrja Ibrahimaj: Po flet për portale që punojnë me shtetin por që ofrojnë shërbime të cilat janë shumë herë më të lira se në vendet e tjera, të njëjtat shërbime.
Kryeministri Edi Rama: Këtë hall qajeni vetë se ne nuk ja u qajmë dot. Ne nuk po kërkojmë të na qani hallin, po hallin s’ja u qajmë dot. Në qoftë se ju sulmojnë, ta gëzoni edhe shëndet t’ju bëhet.
Përfaqësuesi i teknologjisë: Integriteti për ne është shumë i rëndësishëm.
Kryeministri Edi Rama: Jo për ne nuk është në fakt se…për ju është i rëndësishëm, për ne jo.. ne dava hajdutësh.
Kryeministri Edi Rama ishte në Berat ditën e sotme ku pati një takim maratonë me përfaqësues të teknologjisë.
Takimi, që ishte i ndarë në dy sesione, pas nisjes së pushimit të parë, filloi me fjalën e Ramës për të dhënë konkluzionet.
Kreu i ekzekutivit e nisi fjalën duke vlerësuar verën e zonës së Beratit dhe Kuçovës. E fill pas kësaj, që me humor e konsideroi si publicitet, Kryeministri nisi me dhënien e lajmeve.
“Duke qenë se jemi në mes të sezonit turistik, dua të përfitoj nga rasti t’ju them të gjithë dashamirësve apo kuriozëve që shtohen dita-ditës, të verës shqiptare, se vetëm nga kjo kantinë kanë kaluar 30 mijë degustatorë, dhe ndërkohë kjo zonë, Kuçova dhe Berati, janë bërë një destinacion i shumë më tepër vizitorëve vetëm për rrugën e kantinave të verës. Publiciteti mbaroi, kthehemi të japim lajmet”, deklaroi Kryeministri.
Kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me përfaqësuesi të teknologjisë gjatë një takimi në Berat. Njërit prej tyre iu duke e ‘pabesueshme’ se si Rama po i dëgjon me vëmendje të gjitha propozimet e tyre edhe pasi konsuamuan drekën. Kryeministri përgjigjen ia ktheu me këtë batutë.
“Po pse faji im është që ju lexoni kaq shumë portale, sa ju duket e pabesueshme. Me portalet që lexoni ju e pabesueshme është, se me portalet që lexoni ju, unë do ju kisha ngrenë juve, jo të kisha ngrenë drekë me ju”, tha Rama.
Pasi e artikuloi fillimisht idenë e një kabineti qeveritar me Inteligjencë Artificiale, Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet këtij plani.
Kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se në kabinet do të ketë edhe një ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale.
Në përfundim të takimit me përfaqësues të teknologjisë në Berat, Rama kërkoi prej zhvilluesve që nëse arrijnë të krijojnë model të Inteligjencës Aritificiale për ministrin, do të jetë ide e mirëpritur.
Sipas Ramës, kjo do të jetë pikënisja për të pasur të gjithë kabinetin me Inteligjencë Artificiale, çka do të shënojë moment historik.
“Të gjithë ju që jeni këtu, të na ofrojnë sipas tyre draft programin e “AI Albania 2030”, ku do të jetë Shqipëria në Inteligjencë Artificiale në 2030 për të na e prezantuar, diskutuar dhe miratuar dhe pastaj ne për ta marrë e për ta çuar në Parlament si pjesë të programit të qeverisë. Shtoj këtu se ministrin e Shtetit për Inteligjencën Artificiale do ta zgjedhim me pjesëmarrjen tuaj. Nëse do arrini dot të krijoni një model të Inteligjencës Artificiale që të zgjedhi ministrin, do të jetë hapi i parë drejt momentit historik kur Shqipëria do të jetë e para që të ketë qeverinë të tërën me ministra dhe me Kryeministrin me Inteligjencë Artificiale. Aty pastaj do kalojmë në nivel tjetër, se do punojë IA dhe ne të tjerët do bëjmë muhabet për politikën, pa pasur mundësi që të marrim asnjë vendim”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Rama në një takim me përfaqësues të teknologjisë dhe inovacionit në Berat thotë se në kryeqytet në shtator do të ketë një inovacion start up-i që ka sjellë interesim të shumë arkitektëve. Më tej, Rama tha se do të interesohen dhe punojnë për ndërtimin e muzeut të parë tërësisht me Inteligjencë Artificiale.
“Në Tiranë në shtator do t’i japim arkitekturës bashkëkohore dhe botës një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh dhe që nëse është ashtu siç është më duket mua nga sa pashë dhe sic tregon edhe interesimi i shumë arkitektëve, do të mund ndryshojë shumë mënyrën se si funksionon gjithë sektorit dhe studiot e arkitekturës botërisht.
Sikundër me shumë gëzim dhe me shumë përgjegjësi, do të angazhohen personalisht edhe me strukturat përkatëse për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë teknologji të re, të propozuar nga start up, muzeun e parë tërësisht me AI. Thënë të gjitha këto, besoj që është e udhës që nga tryezat të bëhen referimet e përmbledhura të temave që u diskutuan”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama pas takimit me përfaqësues të teknologjisë dhe start up-eve në Berat tha se do të nënshkruhet një marrëveshje kuadër me qeverinë me qëllim që ata të kenë akses në të gjithë strukturat e qeverisë, që të kenë bazën e nevojshme për të ndërtuar modele AI. Po ashtu, është dakordësuar që të ngrihet një Forum që do të mblidhet çdo 4 muaj.
“Tjetra që kemi rënë dakord është që do të kemi një Kuvend të përbashkët, një forum të përbashkët të paktën 1 herë në 4 muaj për të gjitha problematikat dhe për risitë e sektorit dhe të gjitha piketat që duhen vizituar dhe ndryshuar, apo duhen shtuar në rrugën e mëtejshme, duke thënë këtë dua të them që nga ana jonë, ministrja e shtetit për Sipërmarrjen, ministri për Kulturën dhe Inovacionin dhe ministrja e Arsimit do angazhohen me ju për të hartuar marrëveshjen kuadër mes qeverisë dhe sektorit tuaj, pasi besoj që duhet të hapim një kapitull të ri, në sensin që ju duhet të keni akses në të gjithë strukturat e qeverisë për të pasur të mundur të keni bazën e nevojshme të të gjitha të dhënave për të ndërtuar proceset që do na sjellin modele të AI që do të na shërbejnë ne për ti shërbyer publikut dhe do tu shërbejmë dhe juve në punën tuaj dhe pastaj do ta në shërbejnë bashkërisht për të promovuar produktet tona. Nuk është aspak mungesë modestie që ne të pretendojmë të krijojmë dhe të promovojmë produkte tej kufijve”, tha Rama.
Komente

Mos fluturò, por ec me kembe ne toke! Eshte shume e veshtire qe shqiptaret te mesohen me transfertat bankare. Akoma paraja cash qarkullon shume! Ka çakorduar me kohe kursin e kembimit.
PërgjigjuKeni menduar ndonjehere pse nuk duhet te perdorim cash??? Sepse cash nuk controllohet. Partia duhet te di cdo gje per ty. Nqs Nuk I pelqen partise ajo qe ben ti partia te pret parane. Edhe dictatori Rama si shume te tjere ne bote duan ti skllaverojne popujt.
Përgjigju