Kryeministri Rama në një takim me përfaqësues të teknologjisë dhe inovacionit në Berat thotë se në kryeqytet në shtator do të ketë një inovacion start up-i që ka sjellë interesim të shumë arkitektëve. Më tej, Rama tha se do të interesohen dhe punojnë për ndërtimin e muzeut të parë tërësisht me Inteligjencë Artificiale.
“Në Tiranë në shtator do t’i japim arkitekturës bashkëkohore dhe botës një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh dhe që nëse është ashtu siç është më duket mua nga sa pashë dhe sic tregon edhe interesimi i shumë arkitektëve, do të mund ndryshojë shumë mënyrën se si funksionon gjithë sektorit dhe studiot e arkitekturës botërisht.
Sikundër me shumë gëzim dhe me shumë përgjegjësi, do të angazhohen personalisht edhe me strukturat përkatëse për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë teknologji të re, të propozuar nga start up, muzeun e parë tërësisht me AI. Thënë të gjitha këto, besoj që është e udhës që nga tryezat të bëhen referimet e përmbledhura të temave që u diskutuan”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Bankat, prapambetje për dixhitalizimin e transaksioneve financiare! Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale
SI.E./ReportTv.al