Universiteti 'Aleksandër Moisiu' në Durrës ka zgjedhur dekanët e 5 fakulteteve përmes zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme. Griselda Abazaj është zgjedhur dekane e Fakultetit të Edukimit, Shkëlqim Fortuzi në Fakultetin e Biznesit, Andon Kume në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Lindita Mukli në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit dhe Osman Metalla në Fakultetin e Studimeve Profesionale. Ditën e djeshme Kseanela Sotirofski është zgjedhur rektore e universitetit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e Durrësit pas zgjedhjeve.
Lajmi kryesor: