Foto ilustruese

Publikohet lista me emrat e punonjësve që përfitojnë pagën e luftës, por që s'ka aplikuar pronari! Ja formulari që duhet të plotësojë

10 Qershor 2020, 18:41| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 20:10

  • Share

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën me emrat e punonjësve dhe ish punonjësve që janë përfitues të pagës prej 40 mijë lekësh, por që për ata nuk ka aplikuar pronari. Afati për të aplikuar për punëdhënësit ishte 5 qershori por që janë mbi 4500 mijë punonjës që përfitojnë dhe që tashmë do të duhet të plotësojnë formularin personal me të dhënat e llogarisë bankare dhe të tjera detaje personale.

Pas mbylljes së procesit Administrata Tatimore do të shqyrtojë të gjitha formularët e plotësuar nga bizneset që nuk kanë aplikuar për punonjësit me arsyet e mosaplikimit të tyre.

Pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave, bizneset që nuk kanë aplikuar do të gjobiten 50 mijë lekë për çdo punonjës.

( Kliko këtu ) Lista e plotë me individët përfitues

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fjoralba: 02/07/2020 13:56

    Te hapen sa me shpejt!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?