Publikoi fotot intime të 27-vjeçares, momenti i arrestimit të personazhit të TikTok-ut! Balla: Sa më shpejt ndryshimet ligjore për dhunën online

12 Shkurt, 12:33| Përditesimi: 13 Shkurt, 00:54

  • Share

Ministri i Brendshëm, Taulat Balla ka ndarë video nga momenti i arrestimit të 49-vjeçarit, i cili dyshohet se ka publikuar foton intime të 27-vjeçares që u vetëvra në Tiranë. Balla ka kërkuar nga Policia e Shtetit të rrisë forcën zbuluese dhe parandaluese për dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla tha se duhet të miratohen sa më shpejt ndryshimet ligjore që adresojnë rreziqet e dhunës online. 

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt”, shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ E reja vetëvritet pasi i publikuan foto intime në rrjetet sociale! Pranga personazhit të TikTok-ut, më parë shantazhoi edhe një vajzë tjetër


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?