Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp, u pyet për oraret e punës nëpër kantieret e ndërtimit, që shpeshherë janë kthyer në një “dhimbje koke” për qytetarët.
“ Oraret e kantiereve nuk janë çështje ligjesh e Kodesh, por janë rregulla që vendosen nga autoritetet vendore, por është provuar edhe natën dhe ditën. Ditën jo se na bllokohen rrugët, natën se kemi zhurmë. Tani ndonjë mundësi të tretë që nuk është as ditë e natë nuk ka por është çështje e autoriteteve vendore dhe sa më shumë hapësira t’u jepet të mund të ndërtojnë aq më shpejt do të ndërtojnë sa më shumë t’u ngushtojnë hapësirën, nuk është çështje e qeverisë.”, tha Rama.
Ndërsa pyetjes se nuk do të ketë asnjë masë pezullimi nga gjykata që do të pengojë punën e autoriteteve në rast shkeljesh për ndërtimet, Rama tha:
“Duhet ta lexoni me vëmendje dispozitën të detajuar siç është, dhe është plotësisht ligjore.”
Lajmi kryesor:
Hyjnë në fuqi masat kundër ndërtimeve pa leje! Rama: Shkelësit, 5 vite në listë e zezë! Askush nuk futet në apartament pa përfunduar objekti
Xh.D/ReportTv.al
