Sarandë- Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar në subjektin e tij ka rënë nga lartësia duke montuar një tendë dielli, punonjësi 44-vjeçar, që ndodhet në spital i plagosur.
Policia e Vlorës konfirmoi sot (4 korrik) se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të 65-vjeçarit M. B., banues në Fier.
“Te karburanti i tij në Delvinë, ka rënë nga lartësia duke montuar tendën e diellit, shtetasi D. P., 44 vjeç, i punësuar prej tij”, bëri me dije policia vendore.
44-vjeçari ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën, kurse hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Komente

Ky arrestim me duket i tepruar,aq me teper per motivacionin:/shkelje e rregullave te mbrojtjes ne pune/.Ai qe e ka punesuar eshte individ,jo kompani.Kompanite kur punesojne dike,jane pergjegjese per sigurimin e kushteve mbrojtese,por kur behet fjale per individe,cfare kushtesh supozohet te plotesojne ata?! Imagjinoni sikur po lyeni apartamentin nga brenda dhe bojaxhiu rreshqet nga shkalla e thyen kemben.Tani cfare faji keni ju qe ai rreshqiti? Cfare kushtesh supozohet qe ju t'i krijoni? T'a lidhni me litar pas shkalles,apo rrjete mbrojtese perreth,t'i vini sfungjer ne dysheme qe t'i siguroni mos demtimin ne rast rrezimi?!
Përgjigju