Foto ilustruese

Kronikë

Punëtori 44-vjeçar bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit dhe plagoset, nën akuzë pronari i karburantit në Delvinë

4 Korrik, 18:59| Përditesimi: 4 Korrik, 19:02

  • Share

Sarandë- Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar në subjektin e tij ka rënë nga lartësia duke montuar një tendë dielli, punonjësi 44-vjeçar, që ndodhet në spital i plagosur.

Policia e Vlorës konfirmoi sot (4 korrik) se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të 65-vjeçarit M. B., banues në Fier.

“Te karburanti i tij në Delvinë, ka rënë nga lartësia duke montuar tendën e diellit, shtetasi D. P., 44 vjeç, i punësuar prej tij”, bëri me dije policia vendore. 

44-vjeçari ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën, kurse hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?