Sociale

Punimet në Ujësjellësin e ri, Vlora do të ketë kufizime në furnizimin me ujë për dy ditë

26 Maj, 10:48| Përditesimi: 26 Maj, 13:40

  • Share

Në Vlorë, për dy ditë do të ketë kufizime të furnizimit me ujë për shkak të punimeve që do të kryhen për Ujësjellësin e ri. Ujësjellës Kanalizimet në rajonin e Vlorës, përmes një njoftimi, bën të ditur se kufizimet do të nisin të martën në orën 09:00 dhe pritet të vazhdojnë deri të mërkurën.

“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton për kufizime të furnizimit me ujë!

Stakimi i stacioneve të pompimit, të martën në datë 27 Maj dhe të mërkurën në datë 28 Maj në kuadër të punimeve për ujësjellësin e ri të Vlorës. Kufizimi nis në orën 09:00 të mëngjesit të ditës së martë.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërhyrje të detyruar dhe që i shërben perspektivës së furnizimit me ujë të qytetit nga projekti i ri që aktualisht po zbatohet në Vlorë.”, thuhet në njoftim.

 

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?