Kryeministri, Edi Rama ka ndarë fotot nga punimet që vijojnë ende për shkollën “Isa Boletini” në Vorë. Rama shkruan se gjimnazi është një ndër 30 shkollat për të cilat punimet do të përfundojnë brenda këtij viti.
Ndërsa bën me dije se gjatë 2024-ës do të ketë punime të tjera për rikonstruktimin dhe ndërtimin e shkollave me palestra dhe terrene sportive.
“Gjimnazi “Isa Boletini” në Vorë është një nga 30 shkollat që i përfundojmë brenda këtij viti, me financimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me pushtetin vendor. Përgjatë 2024, hapim kantiere të reja në shkolla, duke përfshirë terrene sportive dhe palestra, për të modernizuar infrastrukturën shkollore me standarde bashkëkohore”- shkruan Rama.