VLORE- Një punonjës i Ilirian Guard ka denoncuar se është dhunuar barbarisht gjatë orarit të punës pranë drejtorisë së Tatim Taksave në qytetin e Vlorës.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur më 25 shkurt 2025.
Sipas informacioneve, konflikti ka nisur pas një mosmarrëveshje mes 36-vjeçarit dhe një shtetasi qe punon shofer i një Drejtuesi institucioni në Vlorë, i cili refuzoi të lëvizte makinën, edhe pse 36 vjeçari e kishte kërkuar. Pas përplasjes, shoferi është larguar, por është kthyer më vonë me dy djemtë dhe shokët e tyre.
Ata e kanë goditur Ervis Belishakon me mjete të forta në kokë dhe trup.
Shqiptarja.com siguron procesverbalin e prokurorisë së Vlorës ku oficeri gjyqësor që konstaton se Ervis Belishako është goditur në kokë dhe trup nga 3 persona të paidentifikuar.
Në procesverbalin që mban datën 25 shkurt, ai kërkon angazhimin e një eksperti mjeko ligjor për të konstatuar dëmtimet trupore.
Ngjarja është mbajtur e fshehtë e deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga policia ndërkohë që 3 personat që dhunuan 36 vjecarin janë në gjëndje të lirë.
Për këtë ngjarje është shoqëruar vetem shtetasi S.L i cili pasi eshte mbajtur disa orë është lënë në gjëndje të lirë ndërkohë 4 persona e tjerë janë larguar. I plagosuri Ervis Belishako ndodhet në spitalin e Vlorës prej 2 ditësh.
Akt ekspertiza
Komente
