FRANCË-Punonjësit e burgut Ploemeur, ku humbi jetën i riu shqiptar Mentor Rexha, kanë protestuar për kushtet e këqija në të cilat punojnë.
Sipas medias franceze, ata thanë se burgjet janë të mbingarkuara dhe ky faktor është ndër shkaktarët kryesorë të konflikteve të ashpra mes të burgosurve, ku nuk mungojnë edhe vrasjet.
Një shenjë proteste punonjësit e burgut kanë djegur pankarta dhe goma para burgut.
Foto gjatë protestës
Ata kanë bllokuar hyrjen e burgut me thirrjen se pse duhet të burgosesh në këto kushte.
Aktualisht në qendrën ku humbi jetën Mentor Rexha mbahen të burgosur 367 persona, në një kohë që qendra e ka kapacitetin e pritjes deri në 227 persona.
Foto gjatë protestës
Kujtojmë që Mentor Rexha, 36- vjeçari shqiptar nga Shkodra u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Poemeur në Lorient të Francës dhe nuk dihet akoma shkaku.
Një nga ptotestuesit është shprehur se numri i të burgosurve në burgun Ploemeur është shumë i lartë, ku një person ka afërsisht 7.46 m² dhe i fundit që vjen merr dyshekun më të keq shtruar në tokë.