Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të komisariateve në varësi iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, duke dhuruar gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia.
Përtej përkushtimit të përditshëm për sigurinë dhe rendin publik, dhurimi i gjakut është një akt solidariteti dhe humanizmi që forcon lidhjen e Policisë me komunitetin.
Policia e Vlorës mbështet çdo nismë që promovon ndihmën ndaj të tjerëve dhe përgjegjësinë qytetare.
Komento
Komente
