Qytetarët janë përballur edhe ditën e sotme me radhë të gjata kilometrike në aksin Radhimë-Vlorë. Që prej nisjes së sezonit turistik dhe temeraturave të larta që është përfshirë vendi ynë, qytetarët zgjedhin të kalojnë fundjavën në brigjet e bregdetit shqiptar. Mbyllja e fundjavës i përball qytetarët me tarfik të rënduar pothujase në të gjitha akset që të lidhin me kryeqytetin.
Kjo problematikë pritet të përfundojë me 15 korrik, pasi është paralajmëruar hapja e Bypass-it të Vlorës përkohësisht me qëllim lehtësimin e tarfikut në sezonin turistik.