Dy turistët italianë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano , 32 vjeç, humbën jetën pas një aksidenti të ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil.
Vincenzo Tizzano, kishte ardhur për pushime në Shqipëri, por edhe për të festuar ditëlindjen tij.
Pak para së të humbiste jetën, bashkë me mikun tij Domenico Gritto, Tizzano kishte festuar ditëlindjen. Mediat italiane shkruajnë se Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub, pasi festuan ditëlindjen e këtij të fundit.
Lajmi kryesor:
Aksident në Sarandë, 2 turistë italianë përplasen për vdekje nga 'Benzi' që drejtohej nga 17-vjeçari pa patentë! Në pranga i mituri! Pezullohet shefi i Policisë Rrugore
M.Q./ReportTv.al