Meloni konsumon kafen e pasdites me kryeministrin në Vlorë! Rama: Motra e Shqipërisë, ishte një nder (VIDEO)

17 Gusht 2023, 18:39| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 07:54

  • Share

VLORË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe ai shqiptar Edi Rama u shfaqen pasditen e kësaj të enjteje duke pirë një kafe së bashku në një lokalet e zonës historike në Vlorë. Homologia italiane ndodhet në ditën e 4 të qëndrimit në qytetin bregdetar të Shqipërisë së bashku me familjen duke shijuar disa ditë pushime.

Në këtë kafene ku dy liderët kanë zgjedhur të jenë mes hapësirave publike por me forca të shumta sigurie dhe jo në ambiente private, Meloni dhe Rama shfaqen në biseda miqësore, mes përqafimeve të rrethuar edhe nga të tjerë zyrtarë italianë dhe shqiptarë. Në bisedë ndodhet edhe ambasadori Italian Fabricio Bucci.

Meloni ka pranuar edhe të bëjë disa foto me qytetarët që u ndodhën pranë lokalit ku dy liderët konsumuan kafenë mes tyre shumë Italianë. Vetë kryeministri Edi Rama postoi foto të këtij takimi pasditeje me homologen italiane e cila sikurse duket në foto përshëndet me dorë në Vlorë. Në këtë postim Rama e konsideron Melonin si motrën e vogël të Shqipërisë dhe e falënderon për vizitën në Shqipëri. Meloni u largua nga Shqipëia në orët e vona të mbrëmjes së 17 gushtit. 

"Motra e Shqipërisë dhe vëllai i Italisë. Faleminderit Giorgia, ishte një nder", shkruan Rama.

Mësohet e kryeministrja Italiane ka bërë një vizitë edhe në konsullatën italiane në Vlorë. Meloni mbërriti në Vlorë në 14 gusht ku pas një ftesë të kryeminsitrit Rama ajo ndërpreu pushimet e saj në një fermë në Puglia dhe u nis nga Brindizi me një traget linje drejt Vlorës.Familja kryeministrore, Meloni me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida kaluar 4 ditë pushime në Shqipëri në këtë sezon kur vendi ynë ka njohur një bum turistësh italianë.

Kujtojmë se edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet në Shqipëri. Ai mbërriti në Himarë me helikopter mbrëmjen e së dielës. Më herët mediat italiane zbardhën disa prej diskutimeve mes Ramës dhe Melonit, kryesisht për çështjet e energjisë dhe projekteve të investimeve mes dy vendeve, ku sipas mediave italiane u artikulua edhe një bisede për ndërtimin e një termocentrali bërthamor në Shqipëri.

Ora 21:09
VIDEO/ Meloni shijon qëndrimin në Vlorë, filmohet krah Ramës

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka shijuar disa ditë pushimesh në qytetin bregdetar të Vlorës. Në këtë video që Report Tv sjell, Meloni është filmuar krah Ramës, ku duket se ata dalin nga kafeja ku ishin ulur këtë pasdite me miqtë dhe familjarët e Melonit.

Ora 19:27
Rama ndan foto me Melonin: Me motrën nga Shqipëria, vizita ishte një nder

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto me Giorgia Melonin, e cila pushoi për katër ditë në Vlorë. Krahas fotos, Rama e cilëson Melonin si motrën nga Shqipëria dhe thotë se vizita e saj në vendin tonë ishte një nder.

Meloni u filmua pasditen e sotme duke pirë kafe me Ramën në Lungo Mare, ndërsa në mbrëmje pritet të niset drejt Italisë.

“Motra nga Shqipëria Vëllai nga Italia

FALEMINDERIT GIORGIA, ISHTE NJË NDER”, shkruan Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eli: 18/08/2023 03:47

    Sikur te dinim se sa her ka ikur ne banje historia e vizites do ishte komplete,ka shum e shum gjera te vendit per te shkruajt linini te huajt rahat

    Përgjigju
  • nino: 17/08/2023 22:26

    Me te vertete populli shqipetar ne historine e tij me Italine ka lidhje te shkelqyera,jemi rritur me muziken dhe filmat italjan sepse gjithmon Italia ka treguar nje demokraci te shkelqyer.Keto fjale nuk mund te thuhen per Greqine sepse eshte nje vend i ndyre racist qe ka synime teritorjale dhe turpi me i madh eshte se mbajne ligjin fashist te luftes qe nderkohe ne jemi vend i NATO

    Përgjigju
  • Llalla: 17/08/2023 22:15

    O @Altin dhe Rama nga 22% e votuesve është votuar,kështuqë i ‘lidh diçka’..hahaha Por do i thosha Melonit,ishalla nuk do kesh shkelur në ‘ndonjë dërrasë të kalbur’ ,se në Itali ka mundësi që të kërkosh dorheqje nga presioni që do kesh,sa të zbresësh nga ‘traketi i linjës’… Sa për Ramën,ai është në ditët e tij të lavdisë,pritet vetëm të shpallet mbret dhe i duhej edhe ‘firma’ e Melonit,që sigurisht ia ka dhënë si fashiste që është..duke i siguruar nga ana tjeter ruajtjen e integritetit toksor nga ‘invazion’ vorioepirot. Pranej dhe grekët mos t’a ‘krujnë shumë’ me Himarën ,se Italinë e kanë te dera shpisë dhe as ligji i luftës nuk iu bën derman. Eh sa ‘të holla’ janë këto punë or lum miku,sa as ‘vet nalmadhnia e tij,Rama i parë “nuk i din ç’gatuhet nën rrogoz,se menjen e ka te no nji selfie me bo poza me vipat e botës. Lumsi nona që të ka o ‘genc’! Ec aty,me tallavanë kombkryq jena tuj ‘shkëlqy’ në arenën ndërkombëtare si kurre më parë,se dhe Tonny B. u kap në ‘befasi’ nga axhenda ‘e paparashikume e piktorit’ dhe thujse ‘i ka ngec njala në fyt’…

    Përgjigju
  • Linda: 17/08/2023 21:18

    Po shyqyr moj SHYQYRIJE ITALISE qe I hoqe merzitjen kryeministrit te Shqiperise. Shyqyr,shyqyr,shyqyr..

    Përgjigju
  • Bravo Rama: 17/08/2023 21:17

    Bravo Rama , Italia na ka ndihmuar gjithmone. Rama e meriton titullin “Gjergj Nova Albanesis”

    Përgjigju
  • altini: 17/08/2023 20:49

    o edo e di qe ja fut ndonjehere kot ti? ke bere shum per vendin dhe je shum orator i mir por gabove me ate meme e do te kerkosh falje italianeve por kjo baxhella mund te jete motra jote e jo e shqiptareve se ne rredhe te pare kjo i urren emigrantet ku huìyjm dhe ne e dyta kjo cop m.ti esht votuar nga 22per qind e italjaneve dhe ka shum pa kenaqesi ndaj saj edhe nga ata qe e votuan se cdo gje qe ka premtuar ne fushete ka bere kunder...prandaj po e deshe moter mbaje por ne kete rast mos fol ne emer te gjith neve

    Përgjigju
  • Nuriancenka: 17/08/2023 20:47

    Aduhete hetuat italjane papagur italjame dhe bashke kryemistri italjne bashke me populli saj dhe ish ktyemistri anglise

    Përgjigju
  • Toni: 17/08/2023 20:28

    Sidoqofte, ER duhet të japi shpjegime per turin 4-ditor të GM! Ajo la vilen lluksoze ne Jug te Italise, pra s’eshte shume e besueshme komunikimi se ajo erdhi vetem per pushime!

    Përgjigju
  • Lgbt: 17/08/2023 19:56

    O Edo e kemi pasur gjithmonë dyshimin që je "motër" por që Giorgia të ishte mashkull nuk e dinim

    Përgjigju
  • AltinTop: 17/08/2023 19:46

    Politika e sotme, nje kryetar i Partie Socialiste duke bere pushimet me nje kryetare te extremit te djathte. Vetem perpara!!

    Përgjigju
    • cuf dabjoni: 17/08/2023 21:02

      ajo nuk eshte mora e Shqypniè se nuk ka bo asgja pèr ne...veç te debonair kur kerkon azil.. e sigurtè per fotot qe eshte mora e hajnit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?