Pushteti i gjyqtarit të Apelit/ Ja si gruaja e Gjin Gjonit mori nga shteti për 24 orë licencën për të vijuar ‘pushtimin’ e Rinasit

26 Shtator 2019, 07:18| Përditesimi: 26 Shtator 2019, 12:28

  • Share

‘Pengmarrja’ e hapësirave Duty Free në Aeroportin e Rinasit nga Elona Çaushi, jashtë vullnetit të kompanisë koncesionare TIA, përmes kompanisë së saj Albania Duty Free Distribution, konfirmon edhe një herë influencat e bashkëshortit të saj gjyqtar Gjin Gjoni, jo vetëm mbi segmente të drejtësisë që nuk kanë kaluar Vetingun, por edhe mbi degë të qeverisjes. Dy ditë pasi gjyqtarja Mimoza Kajo-Brahimi (7 gusht 2019) vendosi që Albania Duty Free Distribution të vijojë kontrollin mbi dyqanet duty free të Rinasit, edhe pse kishte humbur tenderin te shpallur nga TIA, kompania e Elona Çaushit i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (9 gusht 2019), për t’u pajisur me autorizim për vijimin e aktivitetit. Duty Free Shop në fakt lejon shitjen e mallrave në zonën tranzit të aeroportit ndërkombëtarë pa taksa. Për të zhvilluar këtë lloj aktiviteti duhet një licencë nga autoritetet financiare. Për të fituar këtë licencë është e domosdoshme që firma të zotërojë një kontratë me një aeroport. Në rasti konkret, kompanisë së Elona Çaushit i mbaronte kontrata me datë 27 gusht 2019 me TIA, e cila ndërkohë kishte shpallur një tender ndërkombëtare të fituar nga firma amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), e mirënjohur në këtë fushë. Duke përdorur një pretekst ligjor, Elona Çaushi ka bërë padi në gjykatë, ku çuditërisht ka fituar falë vendimi të Mimoza Kajo-Brahimit.

Lëvizja tjetër

Pasi kompania e Elona Çaushit ka dorëzuar ditën e premte, në 9 gusht, kërkesën për rinovimin e licencës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vë në lëvizje menjëherë Ministrinë e Financave për ‘hallin’ e familjes së Gjin Gjonit. Ndërsa Albania Duty Free Distribution kishte humbur zyrtarisht tenderin e organizuar nga TIA për vijimin e aktivitetit tregtar në Aeroportin e Rinasit, Ministria e Financave i rinovon brenda 24 orëve licencën kompanisë së Elona Çaushit për këtë aktivitet. Sipas dokumenteve që kanë siguruar Shqiptarja.com dhe Report Tv, rezulton se Drejtoria e Doganave ka aplikuar për licencën e Duty Free në Aeroportin e Rinasit në datën 15 gusht, pra vetëm 4 ditë pune pas kërkesës së ADFD, ndërsa Ministria e Financave e ka firmosur rinovimin një ditë më pas, pra në 16 gusht. Në kulmin e pushimeve verore këto struktura shtetërore janë vënë në lëvizje në urgjencë, duke hapur rrugë në kohë rekord bashkëshortes së Gjin Gjonit, për të vijuar ‘pushtimin’ e ambienteve duty free në Aeroportin e Rinasit, kundër vullnetit të koncesionarit, i cili ka një kontratë me shtetin shqiptar. Licenca është firmosur nga zëvendësministri Elton Haxhi. Në licencë nuk përcaktohet një afat, por megjithatë rezulton një garanci prej 5.000.000 lekë të reja të vendosur nga kompania e Elona Çaushit për një afat njëvjeçar. Rinovimi i licencës me sa duket është bërë mbi bazën e vendimit të gjyqtares Mimoza Kajo-Brahimi, vendim i cili megjithatë është thjesht një sigurim padie që nuk tregon në asnjë rresht për sa kohë do bëhet shtyrja e afatit të aktivitetit. Me sigurim padie thjesht vendoset që shtyrja e aktivitet të duty free shop do bëhet ‘deri në përfundimin e konfliktit gjyqësor me TIA'. Si ka mundësi që ministria, pa marrë parasysh këtë detaj tepër të rëndësishëm, ka rinovuar licencën pa afat?

Dokumenti i Ministrisë së Financave për rinovimin e licencës së Albania Duty Free Distribution

Manovra dhe bllofi

Për të argumentuar se licenca për të administruar zonën “Duty Free” i përkiste Albania Duty Free Distribution edhe për 5 vitet e ardhshme, znj. Elona Çaushi, në një letër drejtuar bordit të TIA-s dhe të nënshkruar nga vetë ajo, në datën 15 Korrik 2019, citoi nenin 248 të rregullores së Doganës dhe vendimin e Këshillit të Ministrave me numër 199/2017, ku thuhej se nëse Ministria e Financës nuk njofton 60 ditë përpara mbarimit të afatit të licencës, licenca rinovohet automatikisht. Por, sipas dokumenteve, Albania Duty Free Distribution është njoftuar që më datën 22 shkurt për humbjen e tenderit me Tirana Airport. Në fakt përgjegjësia për të komunikuar është komplet ndryshe. Ne bazë të nenit 634, pika 6 e VKM 651 mbajtësi i autorizimit, në këtë rast kompania ADFD e Elona Caushi, “duhet të informojë ministrin përgjegjës për financat dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për të gjitha faktorët e dalë pas dhënies së autorizimit, që mund të ndikojnë në vazhdimësinë apo përmbajtjen e tij”. Në këtë rast, ADFD e kishte të detyrueshme të informonte Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave (DPD) për dy ndryshimet thelbësore si: Humbja e tenderit për administrimin e zonës “Duty Free” për të cilën ka edhe licencën dhe mbarimi i kontratës së qerasë me TIA Airport në fund të muajit gusht 2019. Në qoftë se Elona Çaushi e ka përmbushur këtë detyrim ligjor, atëherë përse Drejtoria e Doganave dhe ministri i Financave duhet të kishin njoftuar 60 ditë përpara mbarimit të afatit të licencës, ndërkohë që kontrata e qerasë ju mbaronte zyrtarisht me datë 27 gusht 2019? Por nga ana tjetër, në qoftë se Elona Çaushi ka preferuar të mos e vë në dijeni DPD-në dhe në këtë rast shkel ligjin me synimin e vetëm që të paktën të ketë këtë licencë, si armën e vetme për të mbajtur ‘peng’ aeroportin, si mund të ankohet kundër ministrisë për ‘mos komunikim’ si shkelje, që në fakt e ka bërë vetë? Dhe përse ministria dhe autoritet përkatëse nuk i bëjnë anulimin e licencës së lëshuar prej tyre?

Letra e TIA

Rinovimi i licencës nga ana e Ministrisë së Financave rezulton të jetë antiligjor, edhe nëse do t’i referohemi letrës zyrtare që TIA i dërgoi në datën 26 Gusht 2019, ministres Anila Denaj, ku kërkoi anulimin e rinovimit të licencës. Sipas kësaj letre, leja është e pavlefshme, për sa kohë rinovimi ka shkelur dispozitat urdhëruese të VKM nr. 651 të datës 10.11.2017, ku parashikohet që për të rinovuar licencën, aplikanti duhet të këtë një kontratë qiraje të vlefshme dhe një planvendosje të dyqanit si edhe vendin e magazinimit. Sipas TIA-s, kontrata e qerasë me ADFD përfundon në datën 27/08/2019, ekzaktësisht 11 ditë pasi ministria aprovoi lejen dhe në momentin e dorëzimit të kërkesës për leje, TIA tashmë kishte lidhur kontratë me ICDF-në.

Licenca

Ministria e Financave i ka rinovuar brenda 24 orëve licencën kompanisë së bashkëshortes të gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi për vijimin e aktivitetit tregtar në Aeroportin e Rinasit, edhe pse kishte humbur tenderin.

Letra e TIA

Sipas TIA rinovimi i licencës i pavlefshëm për sa kohë janë shkelur dispozitat urdhëruese të VKM nr. 651 të datës 10.11.2017, ku parashikohet që për të rinovuar licencën, aplikanti duhet të këtë një kontratë qiraje të vlefshme dhe një planvendosje të dyqanit si edhe vendin e magazinimit.

Më poshtë Vendimi i gjykatës që pranon kërkesën për vijimin e aktivitetit të Albania Duty Free Distribution deri në zgjidhjen përfundimtare të padisë

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • memento mori: 27/09/2019 06:29

    makutëria nuk i ndalon kësi njerzish te kryejne me proçedura vjedhje. dury frre shop i ka cmimet shum te shtrenjta. por kjo zonjëza do ketë mbështetje jo vetem nga gjyqsori por edhe nga ai i gjati, mbreti, trungu, gjarpri.

    Përgjigju
  • Toni: 27/09/2019 03:10

    Shife cfar pjeshke esht kjo Normal kush do e marr tjeter perveqse hajdudat e shqipris

    Përgjigju
  • redi: 26/09/2019 16:32

    Ministria e financave eshte ajo qe mbron oaligjeshmerine .Ku PS dhe ku Rilindja .Vazhdimesi e pushtetit te PD per gjashte vjet, dhe asnje ndyshim por vetem thellim

    Përgjigju
  • Greta: 26/09/2019 12:58

    Nje tregues i qarte qe shteti eshte i kapur nga krimi e korrupsioni deri ne nivelet me te larta.Te kishte kryeminister duhen shkarkuar dhe ndjekut penalisht si ministri ashtu dhe drejtori i doganave.Por me nje qeveri te kalbur asgje nuk ndodh,fiton i forti dhe leku.Pastaj thone pse kerkojn azil shqiptaret

    Përgjigju
  • Qazimi: 26/09/2019 12:16

    Duhet te pyesni,sa leke ka mare keshilltari i ministres Denaj qe kjo loçence u rinovua ne kohe rekord ???!!!

    Përgjigju
  • Populli: 26/09/2019 11:41

    Ca kan kto qe nuk shkojn ne burg ligji esht i barabarteper te gjith edhe gjygjtarja duhet te shkoj ne burg se per ndryshe mere me long se mishi mbaroj hajde shtetet horrash hajde sajmir tahiri doli i pafajshem fulhani Po ashtu ca bohet ktu mer jahu kryeministri shef te vjedhi per vete opozita do ti mari karriken qe te vjedhi edhe ajo shtet hajdut e keiminel

    Përgjigju
  • Besnik: 26/09/2019 11:24

    Ore clidhje ka qe permendet ky Gjin Gjoni ketu mesa di une kjo eshte konflikt ndermjet bisneseve. Une punoj ne Rinas dhe ky problem eshte se dy kompani luftojne me njera tjetren per te marre bisnesin. Cpune kane emrat personale.. Apo interesi vuuu..

    Përgjigju
  • USA [email protected]: 26/09/2019 10:02

    PSE SE ARRESTOJN KETE QE I BEN KARSHILLEK SHTETIT

    Përgjigju
  • SHTET LESHI: 26/09/2019 09:56

    Shikoni xhin gjoni kapartoni bën cirk me miljona se është zari i të dy krave . Si i kryekriminelit salhe edhe i ed pallës me çitjane. O popull të gjith kta politikan jan...Pa përjashtim.

    Përgjigju
  • majmo: 26/09/2019 09:44

    Ku është bukuroshja e Ministrisë së Drejtësisë ? Po gruaja e Nektar Kumes, që e kemi ministre të Ekonomisë ? Z. Brace ka ndonjë gjë për të thënë në lidhje me këtë krim në dëm të shtetit ?

    Përgjigju
    • Ciku: 26/09/2019 10:54

      Paska qene e zgjuar Anila, ja paska lene per ta firmos atij palles qe del rrygeve me biçiklete

  • Gjin: 26/09/2019 09:40

    Te shohim si do reagoje qeveria me nepunesit e saj te financave dhe doganave per kete pisllek!!!! Apo e ka fajin perseri gjykata dhe keta zbatojne vendimet e gjykates

    Përgjigju
  • Tironci: 26/09/2019 08:28

    O popull akoma nuk e keni marrur shesht qe GJin GJonat e drejtojne ket vend,se bashku me bandat e Sali krimit

    Përgjigju
  • gjini: 26/09/2019 08:21

    reforma ne drejtesi...me i perfoli i drejtesise plepisti me i njohur, vegles se Berishes cuditerisht akoma nuk i ka ardhe radhe per vetting!!! Cfare eshte spaku, byroja hetimit...ndjekim edicionin e lajme tek faqja e ambasades amerikane ne fb!!!

    Përgjigju
    • Neritani: 26/09/2019 13:11

      Eshte e pafaleshem qe bandat kriminale akuzojne njerezit e drejtesise: a ka konflikt interesi olsi komici i cili ka punesuar bashkeshorten ne ildkpki, ne bashkepunim me shkelqim ganaj bejne presion per dergim raporti kpk A e din qe shkelqim ganaj detyron punonjesit per firmen per perdorimin e naftes A e dini qe shkelqim ganaj po shperdor detyren duke mbajtur standart dyfisht per dergime e raporteve&pse nuk ragoni per kete@ a e dini qe ky person ne bashkepunim eshte me i korruptuar qe ka vendi@ i cili ben udhetimi ne hollande@

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?