Kronikë
Top 24

Pushuesi flet pas sulmit me armë në Vlorë: U shtrimë barkas në rërë, partitë të mos hahen me njëra-tjetrën, të na shpëtojnë ne

4 Gusht 2019, 22:42| Përditesimi: 4 Gusht 2019, 22:48

  • Share

Pushuesit që kanë qenë prezentë në momentin kur ndodhi ngjarja që tronditi Vlorën kane rrëfyer për Report Tv, momentet e tmerrit që kanë përjetuar. Njëri prej tyre thotë se janë shtrirë në rërë për të shpëtuar.

"Ndërkohë që ne pamë ngjarjes ishim barkas dhe kush e kush të futej më poshtë rërës që të shpëtonin. të gjithë ishim në plazh. Edhe fëmijë të vegjël u shtrinë në tokë. Pati të shtëna por nuk e pamë ngjarjen se kishim mendjen të fshiheshim. Dua të them dy fjalë për popullin. Është gjynah dhe turp që në këtë ditë kaq të bukur kur kemi  5 lekë për të ardhur dhe për të pushua, në vend që të pushohemi dhe të qetësohemi. E vetmja gjë që kërkoj është që partitë të mos hahen me njëri-tjetrin por të na shpëtojnë", thotë pushuesi.


Lajmi kryesor:

Plagosen me armë zjarri 3 persona në Vlorë/ Autorët ia mbathin drejt Pyllit të Sodës (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?