Puthja me Fedez po bën xhiron e rrjetit, Rosa Chemical: Ishte iniciativa ime, asgjë nuk ishte e përgatitur

12 Shkurt 2023, 14:39| Përditesimi: 12 Shkurt 2023, 14:42

  • Share

Pas polemikës për puthjen me Fedez, Rosa Chemical thotë se ajo performancë nuk ishte e përgatitur, por gjithçka ishte një inciativë e tij që u realizua në moment.

"Unë jam ende duke menduar për atë puthje, nëse mjafton kaq pak për t'i bërë njerëzit të flasin vetëm për këtë, do të thoja se bëra shumë mirë që e bëra".

"Nuk ramë dakord, asgjë nuk u përgatit në atë puthje. Ishte një performancë, ne jemi artistë dhe këtë e bëjmë. Në Festival doja të dërgoja një mesazh dashurie, lirie dhe barazie." Nëse mbarova i teti pas gjithë atyre polemikave, do të thotë se më kuptuan dhe se mesazhi ka ardhur".

I pyetur nëse Chiara Ferrangi është e zemëruar nga ajo puthje, Chemical tha se ende nuk është përballur me të.

Dhe më pas shtoi: Chiara Ferragni e zemëruar për atë puthje? “Nuk jam përballur me të, shpresoj që ajo të mos jetë e çmendur”.


Lajmi kryesor:

Marco Mengoni triumfon në Sanremo 2023 me këngën ‘Dy jetë’: Fitoren ua dedikoj grave! Ja vendi i dytë dhe i tretë (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?