Bota

Putin dëshiron të shpallë fitoren ndaj luftës me Ukrainën më 24 shkurt

21 Shkurt, 16:45| Përditesimi: 21 Shkurt, 16:46

  • Share

1739567508_vladimirputin.jpg

Foto: Vladimir Putin

Rusia po përgatitet të shpallë fitoren ndaj luftës me Ukrainën më 24, mes një përplasjeje publike mes dy lidërve Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.

Po ashtu kjo datë shënon edhe përvjetorin e tretë të pushtimit të saj në shkallë të plotë në Ukrainë.

Sipas agjencisë ushtarake të inteligjencës së Kievit, thuhet se presidenti rus Vladimir Putin pritet ta paraqesë shpalljen e fitores jo vetëm si një triumf ndaj Ukrainës, por edhe ndaj NATO-s duke e portretizuar konfliktin si një disfatë më të gjerë për Perëndimin.

“Rusia po përgatitet të shpallë një të ashtuquajtur ‘fitore’ në luftën kundër Ukrainës në një datë simbolike - 24 shkurt 2025, përvjetorin e tretë të fillimit të luftës në shkallë të gjerë”, thuhet në një postim të Inteligjencës ukrainase në X

“Madje, këto plane mund të përfshijnë edhe një ‘fitore ruse ndaj NATO-s’, pasi propaganda ruse e ka paraqitur prej kohësh luftën kundër Ukrainës si një luftë kundër Aleancës”, thuhet më tej në postim.

Inteligjenca ushtarake ukrainase pretendon gjithashtu se Kremlini mund të përdorë bisedimet e fundit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite për të imponuar kushtet e saj të paqes në botë, duke kërkuar të përshkruajë qeveritë në Evropë që mbështesin Kievin si "armiq të paqes", shkruan Kyiv Independent.


Lajmi kryesor:

Trump: Zelensky nuk është aq i dobishëm për bisedimet për paqen! Shtëpia e Bardhë: Së shpejti nënshkrimi i marrëveshjes me Ukrainën për tokat me mineralet e rralla


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?