Presidenti amerikan Donald Trump përmes një njoftimi në rrjetet sociale tha se pati një bisedë produktive me Presidentin Vladimir Putin një ditë më parë.
Putin dhe Trump kanë biseduar në telefon pasi presidenti rus është takuar më të dërguarin special të Trump Steve Uitkoff për detajet e planit të armëpushimit. Donald Trump dha detaje nga kjo telefonatë.
Ai tha se ika kërkuar Putin të kursejë jetët e ushtarëve ukrainas që ndodhen në një pozicion të keq në fushëbetejë. Trump thotë se nëse ata do të vriteshin do të përbënte një nga masakrat më të mëdha që prej luftës së dytë botërore.
Vladimir Putin u shpreh një ditë më parë dakord në parim me armëpushimin 30 ditor të propozuar nga SHBA, por ai tha se plani duhet të marrë parasysh arritjet militare në terren të Rusisë dhe të njohë shkaqet fillestare që çuan në luftë.
Para disa ditësh sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio tha se Ukraina duhet të heqë dorë nga një pjesë e territoreve nëse dëshiron të ecë përpara me firmosjen e një marrëveshjeje afatgjatë paqeje.
"Ne patëm diskutime shumë të mira dhe produktive me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë dje, dhe ka një shans shumë të mirë që kësaj lufte të tmerrshme, të përgjakshme më në fund mund t'i vijë fundi - por, në këtë moment, mijëra trupa ukrainase ndodhen në një pozicion të keq në fushëbetejë.
I kam kërkuar me forcë Presidentit Putin që t'i kursehet jeta. Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zoti i bekoftë të gjithe", shkroi Trump në rrjetin social Truth.
lajm ne perditesim...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një armëpushim të mundshëm me Rusinë që të monitorohet nga Shtetet e Bashkuara, duke përdorur satelitët dhe inteligjencën për të siguruar përmbushjen e tij. Sipas Zelensky, Ukraina ka nevojë për një mbulim të plotë kundërajror si një masë mbrojtëse nëse arrihet një marrëveshje paqeje, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së territorit të saj.
Në një takim me gazetarët, presidenti ukrainas shpjegoi se çështja e pushtimit të territoreve të Ukrainës është diskutuar gjatë një takimi mes delegacionit ukrainas dhe autoriteteve amerikane në Jeddah, Arabinë Saudite. Ai theksoi se një zgjidhje e mundshme për këtë situatë do të kërkonte një "dialog të vështirë", duke nënkuptuar përpjekje të mundshme për të arritur një konsensus të ndërlikuar.
Zelensky gjithashtu preku situatën e vështirë në rajonin e Kurskut, ku forcat ukrainase po përballen me një presion të lartë, megjithëse ai shprehu se ushtria ukrainase ka arritur qëllimet e saj atje. Ai pranoi se gjendja është e komplikuar, por theksoi se nuk ka asnjë rrezik të rrethimit të forcave ukrainase në këtë rajon. Ndërkohë, situata në frontin e Pokrovsk në lindje të Ukrainës është stabilizuar, tha ai.
Në një tjetër koment, Zelensky siguroi se marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan Donald Trump janë "normale", duke e quajtur këtë marrëdhënie shumë të rëndësishme për Ukrainën. Ai theksoi nevojën për të mbajtur lidhje të forta dhe efektive me SHBA-në, duke shpjeguar se këto marrëdhënie janë kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Ukrainës në këtë periudhë të tensionuar.
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi në një postim në Truth Social se bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin ishin “shumë të mira dhe frytdhënëse”, duke shtuar se ka “shumë gjasa” që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë.
“Sapo zhvilluam bisedime shumë të mira me presidentin Putin, dhe ka shumë mundësi që kjo luftë e përgjakshme të marrë fund. I kërkova që të kursejë jetët e trupave ukrainase që janë plotësisht të rrethuara,” shkroi Trump.
Ai gjithashtu u shpreh se do të vazhdojë të punojë për një zgjidhje paqësore të konfliktit.
Komente

O ALLAH MBYLLE KETE LUFTE TE PAKUPTIMTE,,,I LUTEMI TRUMPIT TE NDALOJE MARREZINE.......
Përgjigju