Bota

Trump: Bisedime frytdhënëse me Putinin, lufta mund të marrë fund

14 Mars, 17:31| Përditesimi: 14 Mars, 17:32

  • Share

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi në një postim në Truth Social se bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin ishin “shumë të mira dhe frytdhënëse”, duke shtuar se ka “shumë gjasa” që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë.

“Sapo zhvilluam bisedime shumë të mira me presidentin Putin, dhe ka shumë mundësi që kjo luftë e përgjakshme të marrë fund. I kërkova që të kursejë jetët e trupave ukrainase që janë plotësisht të rrethuara,” shkroi Trump.

Ai gjithashtu u shpreh se do të vazhdojë të punojë për një zgjidhje paqësore të konfliktit.


Lajmi kryesor:

Putin dhe Trump bisedë telefonike për armëpushimin: Ka një shans që luftës t'i vijë fundi


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    17 vite nga masakra e Gërdecit, a do ketë drejtësi?