Putin Xi Jinping

Bota

Putin dhe Xi Jinping zhvillojnë telefonatë: Zgjidhja vetëm nëpërmjet negociatave Iran-Izrael

19 Qershor, 13:04| Përditesimi: 19 Qershor, 13:55

  • Share

1750331367_putinxijinpingluftairanizrael.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan sot një bisedë telefonike, gjatë së cilës dënuan sulmet e Izraelit ndaj Iranit dhe bënë thirrje për një zgjidhje të negociuar të konfliktit. Kjo u raportua nga këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov, i cituar nga agjencia Ria Novosti. Putin dhe Xi, theksoi Ushakov, theksuan se vendet e tyre "i përmbahen të njëjtës qasje dhe dënojnë fuqimisht veprimet e Izraelit, të cilat shkelin Kartën e OKB-së dhe normat e tjera të së drejtës ndërkombëtare". "Moska dhe Pekini - shtoi këshilltari rus, i cituar nga agjencia Interfax - nisen në thelb nga supozimi se zgjidhja e situatës aktuale dhe çështjeve që lidhen me programin bërthamor të Iranit nuk mund të arrihet me forcë. Një zgjidhje mund dhe duhet të arrihet ekskluzivisht me metoda politike dhe diplomatike".


Lajmi kryesor:

Sulmet Izrael-Iran/ Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë për Iranin brenda dy javëve të ardhshme! Goditet spitali në Beer Sheva! Netanyahu: Vrasja e Khameneit? Askush nuk është imun


A.I/Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?