Putin do t'u heqë pasaportat qytetarëve që kritikojnë luftën në Ukrainë: 15 vite burg për ata që kundërshtojnë

13 Nëntor 2022, 15:29| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 15:28

  • Share

1668065421_putin.JPG

Sipas raporteve, Vladimir Putin ka propozuar ndryshime në një projekt-ligj që do t'i lejojë Kremlinit t'u heqë pasaportat qytetarëve që nuk kanë lindur në Rusi dhe atyre që kritikojnë luftën në Ukrainë.

Ndryshimet, të cilat vijnë pasi trupat ruse u tërhoqën nga qyteti kyç i Khersonit, thuhet se do të synojnë ukrainasit që kanë marrë pasaporta ruse gjatë pushtimit të Moskës, raporton Kyiv Independent, duke cituar agjencinë e pavarur të lajmeve Meduza.

Veprimet që do të konsiderohen krim janë "diskreditimi i ushtrisë ruse", "përhapja e lajmeve të rreme" dhe "pjesëmarrja në aktivitetet e një organizate të padëshiruar".

Zyrtarët e Kremlinit kanë thënë vazhdimisht se informacione të rreme janë përhapur nga armiqtë e Rusisë si SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë në një përpjekje për të mbjellë përçarje mes popullit rus.

Në fillim të këtij viti, parlamenti rus solli ligje që kriminalizojnë protestën kundër luftës në Ukrainë dhe "diskreditimin" e ushtrisë ruse.

Ata që do kundërshtojnë rregullat ai tha se ata mund të përballeshin me 15 vite burg.

"15 vite burg për ata që kundërshtojnë rregullat", tha Putin.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin zotohet për të forcuar lidhjet me Iranin! Zelensky: Janë zbuluar më shumë se 400 krime të rusëve në Kherson


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?