Dmitry Peskov

Bota

‘Putin është çmendur’, Kremlini reagon pas deklaratës së Trump: Ngarkesë e tepërt emocionale

26 Maj, 15:12| Përditesimi: 26 Maj, 15:15

  • Share

1748265259_p04q27ct.jpg

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov reagoi ndaj deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili theksoi se presidenti rus është “çmendur plotësisht” për shkak të agresionit të tij të vazhdueshëm kundër Ukrainës.

Në një deklaratë të formuluar me kujdes, Peskov shmangu përplasjen me Trump, duke vënë në dukje se "fillimi i procesit të negociatave, për të cilin pala amerikane bëri përpjekje të konsiderueshme, është një arritje shumë e rëndësishme dhe ne jemi vërtet mirënjohës ndaj amerikanëve dhe personalisht ndaj Presidentit Trump për ndihmën e tyre në organizimin dhe fillimin e këtij procesi".

Zëdhënësi i Kremlinit vazhdoi me tone të buta, duke ia atribuar deklaratat e presidentit amerikan një klime me ngarkesë të fortë emocionale: "Ky është një moment shumë i rëndësishëm, i cili shoqërohet me ngarkesë emocionale për të gjithë ata që janë të përfshirë dhe me reagime të forta."

Megjithatë, ai e bëri të qartë se Moska nuk ka ndërmend të ndikohet nga deklaratat e Trump.

“Ne po monitorojmë me kujdes të gjitha reagimet. Presidenti Putin, megjithatë, merr vendimet që janë të nevojshme për sigurinë e vendit tonë."


Lajmi kryesor:

Trump pas sulmeve ruse: Putin është çmendur! Nëse përpiqet të marrë të gjithë Ukrainën, Rusia do të bjerë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?