Vladimir Putin

Bota

Putin: Pro armëpushimit në Ukrainë nëse sjell paqe të qëndrueshme, por ka disa pikëpyetje! E mundshme një telefonatë me Trump! Ukrainasit në Kursk të tërhiqen ose do të vdesin

13 Mars, 16:59| Përditesimi: 13 Mars, 19:24

  • Share

Presidenti Vladimir Putin vizitoi këtë të enjte Bjollorusinë, ku u takua me presidentin Aleksandër Lukashenko. Pas një takimi me dyer të mbyllura, Putin dhe Lukashenko mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp, ku firmosën një marrëveshje që unifikonte reagimin e dy vendeve kundër NATO-s dhe BE-së në rast nevoje.

Në konferencën për shtyp Putin nuk kishte si t'i shpëtonte pyetjes për qëndrimn e tij lidhur me propozimin e SHBA-ve për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë; 

Fillimisht Putin falenderoi Trump për përkushtimin e tij në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, ndërsa tha se është dakord për një armëpushim me Kievin, po me kushtin që ky armëpushim të pasojë me një paqe të qëndrueshme.

"Ne jemi dakord të ndalim armiqësitë, por armëpushimi duhet të jetë i tillë që të çojë menjëherë në një paqe të qëndrueshme. Duhet të heqë shkaqet thelbësore të kësaj krize",- tha ai.

“Ka shumë pikëpyetje lidhur me armëpushimin”,- shtoi më tej presidenti rus.

“Armëpushimi është i drejtë, por shumë gjëra duhet të diskutohen. Kush do ta kontrollojë armëpushimin? Fronti është 2,000 kilometra i gjatë. Pse u duhen 30 ditë, për mobilizim apo për furnizimin me armë të Ukrainës?”,- deklaroi Putin.

Putin gjithashtu kujtoi vizitën e tij në Kursk dje, ku tha se "situata është plotësisht nën kontrollin tonë, dhe grupi që pushtoi territorin tonë është izoluar plotësisht."

Ai tha se trupat ukrainase nuk mund të dalin më nga zona, dhe ata do të duhet "të dorëzohen ose të vdesin."

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?