Foto: Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se do përfundojnë humbjen e ushtrisë ukrainase në Kursk dhe ushtarët e kapur do trajtohen si terroristë.
“Sipas ligjit rus, të gjithë ushtarët ukrainas, veçanërisht mercenarët e huaj, të cilët janë në territorin tonë dhe kanë kryer sulme kundër popullatës civile, do të klasifikohen me ligj si terroristë. Mizoritë që ata kryen duhet të identifikohen, regjistrohen dhe hetohen tërësisht”, u shpreh presidenti rus.
Presidenti rus ka urdhëruar organe të ndryshme gjyqësore të hetojnë situatën në territorin rus të pushtuar nga ushtria ukrainase që nga fillimi i inkursionit të saj në gusht të vitit 2024.
"I kërkoj Prokurorisë, përfshirë prokurorët ushtarakë dhe organet e tjera, të kryejnë këtë punë në territoret e çliruara të Suxhas dhe në lokalitete të tjera", tha ai.
Të mërkurën, një gjykatë ruse dënoi pesë ushtarë ukrainas të kapur në rajonin kufitar me Ukrainën me 15 dhe 17 vjet burg për terrorizëm dhe pengim të evakuimit të civilëve rusë nga zona e luftimit.
Lajmi kryesor:
Putin shkel marrëveshjen vetëm pak orë pas telefonatës me Trump, sulme të reja në Ukrainë
Xh.D/ReportTv.al
