Bota

Putin pas takimit me Trump: Samiti në kohën e duhur, ishte i dobishëm

16 Gusht, 20:43| Përditesimi: 16 Gusht, 20:51

  • Share

1754569868_vladimirputin.jpg

Në një reagim të parë lidhur me samitin në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi ime homologun amerikan ndodhi në kohën e duhur dhe ishte shumë i dobishëm.

Ai vuri në dukje se negociatat e drejtpërdrejta të këtij lloji nuk kishin ndodhur në këtë nivel “për një kohë të gjatë”.

“Ne e respektojmë qëndrimin e administratës amerikane, e cila sheh nevojën për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive, dhe gjithashtu do të donim që kjo të ndodhte. Ne do të donim të ecim drejt zgjidhjes së të gjitha çështjeve me mjete paqësore”, tha Putin.

Putin shtoi se biseda me Donald Trump ishte shumë e sinqertë dhe substanciale, sipas BBC.


Lajmi kryesor:

Trump pas takimit me Putinin: Përparim, por nuk kemi marrëveshje! Kreu i Shtëpisë së Bardhë telefonata me liderët evropianë, të BE-së e NATO-s! Zelensky të hënën në Washington (VIDEO)


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?