Foto: Vladimir Putin dhe Ebrahim Raisi
Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për vdekjen për presidentit iranian Ebrahim Raisi duke e konsideruar këtë të fundit si politikan të shquar, i cili gjithë jetën iu përkushtua atdheut të tij.
“Si një mik i vërtetë i Rusisë, ai dha një kontribut të paçmuar personal në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis vendeve tona dhe bëri përpjekje të mëdha për t’i sjellë ato në nivelin e partneritetit strategjik”, tha Putin.
Ndërkohë që ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov e ka përshkruar Raisin dhe ministrin e jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian si miq të vërtetë dhe të besueshëm të shtetit rus.
“Roli i tyre në forcimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë ruso-iranian dhe partneritetin e besueshëm është i paçmuar. Ne sinqerisht ngushëllojmë familjet dhe miqtë e viktimave, si dhe me të gjithë popullin mik të Iranit,” shprehet Lavrov.
Lajmi kryesor:
Presidenti iranian Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, nesër ceremonia mortore! 5 ditë zie në Iran
Xh.K/ReportTv.al