Putin: SHBA, NATO dhe Ukraina refuzojnë të negociojnë

28 Korrik 2023, 19:06
  • Share

1688387061_vladimirputin.webp

Shtetet e Bashkuara dhe NATO refuzojnë të negociojnë me Rusinë për sigurinë. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin .

"Konflikti" në Ukrainë "i ka rrënjët në kërcënimet ndaj sigurisë së Rusisë të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO dhe ata refuzojnë të negociojnë për të garantuar siguri të barabartë për të gjithë, përfshirë Rusinë," shtoi Putin në samitin Rusi-Afrikë ..

 Udhëheqësi i Kremlinit më pas theksoi se udhëheqja ukrainase gjithashtu refuzon të negociojë me Rusinë.

“Ne kemi thënë vazhdimisht dhe e kam deklaruar zyrtarisht se jemi të përgatitur për negociata të tilla, por nuk mund t'i detyrojmë ato – nënvizoi ai – prandaj më duket se duhet të ketë dialog edhe me atë palë, edhe nëse ne u jemi mirënjohës miqve tanë afrikanë për vëmendjen e tyre ndaj këtij problemi”.


Lajmi kryesor:

Babaramo për Report TV: Qeveria Rama është e ezauruar, e mban në këmbë kaosi i PD-së! Opozita, në vdekje klinike po i bëhet funerali


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?