Kronikë

Vlora nën 'pushtetin' e flakëve, një zjarr masiv përfshin gadishullin e Karaburunit në Vlorë! Flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë

28 Korrik 2021, 21:38| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 22:46

  • Share

Zjarre me përmasa te mëdha në gadishullin e Karaburunit në Vlorë! Në keto momente janë duke i djegur hektar të tëra me bimësi, shkurre dhe pemë të ndryshme zonën e Bristanit duke u ngjitur në Ravenë dhe aktualisht është mbi kishën e Marmiroit në Orikum.

Terreni shumë i rrezikshëm për të shkuar në vendgjarje ndërkohë që punonjës dhe specialist të zonave te mbrojtur së bashku me prefektin e qarkut të Vlorës janë nisur për të parë nga afër situatën, ndërkohë që janë njoftuar dhe zjarrfikësit.

Situata është problematike pasi flakët e zjarrit te ndihmuara dhe nga era mund t'i afrohen parkut kometat të Llogarasë.

 

 

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?